AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Miliarderë e liderë, pushteti i ri kalon nga Mar-a-Lago, Trump: Të gjithë duan të jenë miqtë e mi tani!

by SHT Media
18/12/2024
in Politikë
6
0
Çfarë ndodh nëse fiton ose humb Trump
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bosët e mëdhenj, përfaqësues të medias dhe teknologjisë, liderë të huaj… Pas fitores së tij të befasishme në 2016-ën, shumëkush e kishte përçmuar Donald Trumpin, por këtë herë me fitoren e zgjedhjeve presidenciale përballë Kamala Harris, personalitetet e botës së ekonomisë dhe medias po konkurrojnë për të qenë sa më pranë presidentit të sapozgjedhur.

Ky detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga Trump, i cili ka komentuar situatën duke thënë: “Gjatë mandatit tim të parë, e gjithë bota po më luftonte. Në këtë mandat gjithë bota dëshirojnë të jenë miqtë e mi”.

Komentin, Trump e bëri gjatë një konference për shtyp që dha nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, e para që nga ajo e natës së parë pasi u shpall President.



“Tani për tani, njerëzit mendojnë se është më mirë të jesh në krah të tij, por problemi për ta është se krahët e tij shpesh ndryshojnë“, paralajmëron Wendy Schiller, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Brown.

Pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor dhe me përjashtim të disa udhëtimeve të shkurtra, për shembull për rihapjen e Notre Dame, Donald Trump ka mirëpritur vizitorët në këtë kompleks të gjerë bregdetar, me palma dhe me dekorim luksoz.

Ky është një klub privat, tarifa vjetore për të cilën, sipas shtypit, u rrit shumë verën e kaluar dhe tani arrin në 1 milion dollarë në vit. Aty Donald Trump ka ftuar ministrat e tij të ardhshëm për takime dhe një raundi golfi.

Po ashtu në Florida, presidenti që do të betohet më 20 janar, shtroi një darkë për shefin e META-s, Mark Zuckerberg, kompanisë mëmë të rrjetit social Facebook, i cili ia kishte ndaluar aksesin aty pasi mbështetësit e Trump sulmuan Capitol Hill më 6 janar 2021.

Të hënën, miliarderi 78-vjeçar e zgjeroi më tej listën, duke thënë se ai takoi gjithashtu në Mar-a-Lago edhe shefin e Google, Sundar Pichai dhe CEO-n e kompanisë Apple, Tim Cook.

Kreu i gjigantit farmaceutik Pfizer, Albert Burla, po ashtu vizitoi Mar-a-Lagon, dhe kur Donald Trump u ftua së fundmi për t’i rënë ziles që sinjalizon fillimin e tregtimit të aksioneve në Wall Street, emra të tjerë të mëdhenj ishin të pranishëm.

“Dhe ne do të kemi gjithashtu Jeff Bezos, nga Amazon, i cili do të shkojë këtë javë për ta takuar Trump. Kemi shumë shefa të mëdhenj, bosët më të mëdhenj, bankierët më të mëdhenj, e gjithë bota po thërret”, siguroi republikani, duke përsëritur se është pikërisht e kundërta e asaj që kishte përjetuar pasi fitoi Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë mandatit si President nga 2017 deri në 2021.

Liderë të huaj gjithashtu kanë pasuar njëri-tjetrin në rezidencën në Florida, e cila është kthyer në qendrën e vërtetë të pushtetit të ri. Disa janë simpatizues republikanë, si kryeministri hungarez Viktor Orbán apo presidenti argjentinas Javier Millay.

Por kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe shefi i ri i NATO-s Mark Rutte u panë gjithashtu duke hyrë aty, secili me arsye për t’u shqetësuar për vendimet e ardhshme të presidentit të zgjedhur.

Nëse vizitorë të profilit të lartë po vërshojnë në Florida, kjo ndodh sepse ata presin, me të drejtë ose gabimisht, një presidencë më të strukturuar dhe vendimtare “Trump 2.0”.

Donald Trump “ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha kompetencat e presidencës për t’u marrë me këdo që e sfidon atë, dhe tani ai duket se ka një ide më të qartë se si ta bëjë këtë, dhe gjithashtu ka imunitet nga Gjykata e Lartë që e mbron atë” për sa kohë që është në Shtëpinë e Bardhë, shpjegon Wendy Schiller.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.