Një i dënuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Korçë është kapur me lëndë të dyshuar narkotike gjatë një kontrolli të ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me personelin e burgut.
Ngjarja është regjistruar më 27 nëntor 2026, kur gjatë kontrollit fizik të të dënuarit me inicialet A.Z., iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në dy porcione.
Pas konstatimit, Agjencia e Mbikëqyrjes ka kryer veprimet e para procedurale dhe materialet janë përcjellë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
I dënuari po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283/1 të Kodit Penal.










