Adriatik Lapaj mbërriti në KQZ me një furgon të ngarkuar me dosje, ku deklaroi se kishte grumbulluar 107 mijë firma, përmes të cilave kërkon zhvillimin e një referendumi popullor për shfuqizimin e dy ligjeve.
Nëse nisma miratohet, synimi është që kjo procedurë të shërbejë si precedent edhe për raste të tjera.
Tashmë, KQZ-ja do të verifikojë vlefshmërinë e mbi 107 mijë firmave të depozituara nga grupi nismëtar.
Nëse plotësohen kushtet ligjore, kërkesa do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë nëse çështja e propozuar për referendum është në përputhje me Kushtetutën dhe nëse mund të zhvillohet votimi popullor.










