AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

by Alb Times
27/11/2026
in Opinion
6
0
Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Blushi

Dje pashë një dokumentar për Qazim Mulletin, ish prefektin dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës gjatë viteve të pushtimit fashist.

Tirana ka patur gati 40 kryetarë bashkie dhe po aq prefektë, por Qazim Mulleti duhet të jetë me diferencë më i famshmi prej tyre dhe kjo për një arsye që nuk varej fare nga ai.

Qazim Mulleti nuk mbahet mend për veprat që ka bërë por nga një komedi që e shkroi dikush pa i marrë leje.

Komedia Prefekti që u botua në vitin 1948 e tregonte Qazim Mulletin si një burokrat anadollak, të trashë, makut, injorant, të korruptuar dhe hakmarrës që zihej me gruan dhe tallej nga i biri.

Por përveçse i përqeshur nga banorët e Tiranës si një tiran qesharak, Qazim Mulleti përshkruhej edhe si një njeri që kishte burgosur komunistët duke i spiunuar tek gjermanët.

E luajtur në mënyrë mjeshtërore nga Robert Ndrenika komedia u kthye në një estradë shëtitëse.

Për 50 vjet ajo i gajaste njerëzit çdo të dielë në mbrëmje atëherë kur nuk kishte weekend dhe as makina dhe gjithë shqiptarët rrinin në shtëpi nga halli.

Nuk ka fëmijë të rritur në kohën e komunizmit që nuk e ka parë me dhjetëra herë Prefektin e shkruar nga Besim Levonja, batutat e të cilit përdoreshin si margarinë ideologjike në ato kohë të varfra me ushqime, por të pasura me humor të zi.

Asnjë zyrtar i asnjë kohe nuk është përqeshur më shumë se Qazim Mulleti.

Kjo është fuqia fatale e letërsisë.

Letërsia mund të shkatërrojë një njeri të mirë sic mund ta kthejë në mit një njeri të keq.

Qazim Mulleti pati fatin e keq të vuajë dhunën e pamëshirshme të artit që nganjëherë përdoret edhe si kamzhik.

Njerëzit që e njihnin nuk kishin guxim të tregonin se Prefekti i vërtetë nuk ishte ai që luante Robert Ndrenika, se ai nuk ishte injorant por dinte nja katër gjuhë, se kishte studiuar në Vjenë, se nuk ishte reaksionar por fanolist, se kishte luftuar kundër Ahmet Zogut, se kishte jetuar në emigracion si kundërshtar politik dhe se në disa raste kishte shpëtuar komunistë nga burgu.

Versioni i Prefektit të Besim Levonjës mbrohej nga shteti që natyrisht nuk lejonte asnjë korrektim imazhi.

Është njëlloj sikur sot, një shkrimtar, t’i bëjë prefektit të Tiranës një portret hakmarrës, sipas të cilit ai ka burgosur flamengo dhe qeveria e nesërme e protestuesve të marrë vendim se veç asaj fletërrufeje satirike nuk shkruhet asgjë tjetër për të.

Akoma më keq, ata që e kanë njohur prefektin nuk lejohen të tregojmë se ai nuk ishte ai që thuhet se ishte.

Kështu i ndodhi Qazim Mulletit i cili u arratis dhe nuk e pa asnjëherë komedinë rrënuese.

Atëherë nuk kishte youtube dhe televizoni shqiptar nuk kapej në Itali ku ai jetoi derisa vdiq.

Po të kishte mundësi me siguri do zgjidhte ta kishin pushkatuar sesa të tallnin në atë mënyrë.

Mirëpo tallja i kushtoi më shumë gruas dhe djalit të tij që mbetën në Shqipëri dhe e kaluan jetën në internim.

Shiti dhe Hajria vuajtën edhe më keq se Qazimi përcmimin popullor që shkaktoi komedia.

Ata të dy janë viktimat më të mëdha të komedisë Prefekti dhe pa dyshim viktimat më të mëdha të artit shqiptar të të gjitha kohëve.

Hajria ishte një grua e bukur nga Tirana, kurse Reshiti një djalë i vogël me flokë të verdha që nuk i ngjante fare Shitit të komedisë i cili i gjuante babait me këpucë në kokë.

Unë kam krijuar qindra personazhe por nuk arrij të futem dot në dramën e Reshit Mulletit që jetoi i tallur, i përqeshur dhe i nëpërkëmbur nga një komedi e pashpirt që shkaktoi aq shumë të qeshura duke derdhur aq shumë lot.

Pikërisht për të zhbërë komedinë e pamëshirshme Prefekti, një grup autorësh tiranas me në krye Ylli Pepon, krijuan dokumentarin Qazim Mulleti i Vërteti dhe më ftuan ta shoh.

Por nga të gjitha të vërtetat e jetës së Qazim Mulletit që u renditën gjatë dokumentarit kishte vlerë vetëm njëra.

Ardhja e Robert Ndrenikës.

Apo më saktë takimi i Qazim Mulletit me aktorin që e ktheu në mit artistik.

Me elegancën e vet prej kalorësi Robert Ndrenika i kërkoi ndjesë familjes së Qazim Mulletit edhe pse ai vetë nuk ka asnjë faj.

Robert Ndrenika ka luajtur një rol që nuk e ka shkruar vetë.

Ai ka shkëlqyer si aktor në atë rol që mund të jetë një nga më të mirat e kinemasë shqiptare.

Megjithatë marrëdhënia mes Robert Ndrenikës dhe Qazim Mulletit do meritonte më shumë se një dokumentar.

Do meritonte një film më vete, që mund të kthehej në një hit botëror.

Duke qeshur aktori i kërkon ndjesë personazhit të cilit i ka shkatërruar jetën.

Me Prefektin Robert Ndrenika bëri stërvitjen për Nënprefektin që është roli i tij më i madh.

Por me gjithë kujdesin e realizuesve të dokumentarit për ti pajtuar të dy, sërish beteja e Prefektit Qazim Mulleti me Prefektin Robert Ndrenika do vazhdojë në përjetësi.

Aktori nuk do ishte kurrë aq i madh pa Prefektin dhe Qazim Mulleti nuk do ishte kurrë aq i famshëm pa Robert Ndrenikën.

Sicili në rolin e tij ka shkëlqyer.

Njëri si viktimë dhe tjetri si mjeshtër.

Mua më erdhi mirë që mora pjesë në pajtimin e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën.

Shpresoj të jetë i përjetshëm.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

27/11/2026

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

27/11/2026

“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

27/11/2026

Protestat dhe kaosi na ndihmojnë të shohim më mirë

27/11/2026

I dënuari kapet me drogë në burgun e Korçës, procedohet penalisht!

27/11/2026

EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri, fqinjët e panë autorin kur doli nga banesa dhe…

27/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 2 mijë policë në terren, kontrolle të imtësishme në kufij

27/11/2026

Pse shefat e flamingove dhe protestuesve të dhunshme urrejnë Marta Kos dhe krerët e BE

27/11/2026

Trump i ndaloi, por Kina i siguroi! Si përfunduan serverët më të fuqishëm të Nvidia-s në Shanghai?

27/11/2026

Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme.

27/11/2026

Tirana, e sigurtë sërisht?

27/11/2026

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

27/11/2026

GJKKO shpall vendimin përfundimtar për 12 të pandehurit e “Revanshit”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli

27/11/2026

Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

27/11/2026

Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme! Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë
  • Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.