• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Me vrasësit nga Nikla, si dështoi plani 500.000 euro për të vrarë Ardian Nikulajn në 2021

08/07/2024
in Kronikë
Me vrasësit nga Nikla, si dështoi plani 500.000 euro për të vrarë Ardian Nikulajn në 2021

Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me para të përfituara nga prostitucioni dhe vjedhja e parave nga kartat e bankës të klientëve në një lokal nate. Për herë të parë nga burime zyrtare të cilat po hetojnë këtë krim, sot Top Channel do të tregojë se përpjekjet për të eliminuar Ardian Nikulajn datojnë dy vite përpara datës 19 Prill 2023 kur ai të vritej.

Informacionet e mbledhura deri më tani nga agjencitë ligj-zbatuese shqiptare, tregojnë se ky grup kriminal shqiptarë në Angli, me një potencial financiar të lartë, u vu në kontakt me njerëz të botës në Nikël në vitin 2021.

Ata vunë në dispozicion 500.000 euro për një vrasës me pagesë i cili duhet të merrte përsipër vrasjen e Ardian Nikulajt.

Njeriu i botës së krimit në Nikël, tashmë i kërkuar nga SPAK, u tha se nuk mund ta merrte përsipër këtë porosi të mirë-paguar, pasi shënjestra Ardian Nikulaj ishte tejet e vështirë për ta ekzekutuar.

Një prej anëtarëve të bandës së killerave në Nikël i çon fjalë Nikulajt për ofertën e bërë për kokën e tij.

Kjo bëri që biznesmeni Nikulaj të shtonte masat e sigurisë kur lëvizte nga një destinacion në tjetrin por jo brenda hotelit ku qëndronte pjesën më të madhe të kohës. Në të tilla kushte kur asnjë vrasës me pagesë në Shqipëri nuk e merrte përsipër ekzekutimin e Ardianit , porositësit e vrasjes nuk hoqën dorë për ti shkuar deri në fund planit. E mirë-menduan planin e ri duke përfshirë shtetas jo shqiptarë.

Fillimisht siguruan në Angli ekzekutorin. Ai ishte portugezi me vendbanimin në Londër Ruben Saraiva me lidhje në botën e krimit të atjeshëm. Më pas rekrutuan katër britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgerman të cilët u sollën në Shëngjin me detyra të përcaktuara, mbajtën nën survejim të shënjestrës në hotelin pronë e tija.

Ditën e vrasjes siç shihet nga këto pamje, Harry Simpson luan bilardo dhe ushqehet bashkë djalin e Ardianit duke mos e ditur se ai përmes gjesteve njoftoi Ruben Saraivën të hynte në hotel e ia vrarë babanë. Në dosjen e prokurorisë së Lezhës, është faktuar me prova se ky plan kishte si organizator në terren Edmond Haxhinë, që nga blerja e motorit në Tiranë ku ai ishte bashkë me ish të fejuarën dhe Ruben Saraivën.

Sikurse në largimin me një automjet Volsvagen Golf të Saraivës në drejtim të Kapshticës. Të martën e 30 korrikut një gjykatë në Londër do të vendosë nëse Edmond Haxhia dhe katër britanikët, që të gjithë të arrestuar në shtetin ishull, do të ekstradohen nga Anglia për tu përballuar me akuzat për vrasje në Shqipëri.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!