AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

by Alb Times
08/11/2026
in Opinion
6
0
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Auron Tara

Kështu u prezantua senatori i zgjedhur i Michiganit, mëngjesin e sotëm në Virginia, ku mbajti një fjalim përpara një organizate që përfaqëson komunitetet arabe në Amerikë.

Një fjalim i shkurtër, por mjaft frymëzues, nga një politikan i ri, pjesëtar i komunitetit mysliman të Michiganit, i cili sapo ka shënuar një moment historik në politikën amerikane.

Gara e tij për në Senatin amerikan u ndoq me interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin se ai do të jetë myslimani i parë që do të ulet në këtë institucion, por edhe për shkak të fushatës së ashpër që u zhvillua kundër tij, ku paragjykimet fetare dhe identitare u kthyen në pjesë të debatit politik. Në këtë fushatë u përfshinë drejtpërdrejt edhe presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance. Ironikisht, kjo vëmendje e madhe mediatike bëri që El-Sayed të fitonte një profil edhe më të gjerë publik.

Por, nga fjalimi i mëngjesit të sotëm, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte rrëfimi i tij për përpjekjet që kishte bërë që në moshë të re për të ruajtur identitetin e vet.

«Që në shkollë», tregoi El-Sayed, «njerëzit më shikonin ndryshe. Disa ankoheshin se nuk arrinin ta shqiptonin emrin tim, disa e përçmonin, ndërsa të tjerë më shikonin me frikë. Por unë kam luftuar gjithmonë për identitetin tim. Jam prezantuar gjithmonë si Abdulrahman Mohamed El-Sayed. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se identiteti ynë kulturor, fetar dhe njerëzor është i rëndësishëm për çdo individ».

Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e sulmeve ndaj tij u përqendrua pikërisht te emri dhe përkatësia fetare. Emri i tij u përdor për të ushqyer paragjykime dhe për ta paraqitur si një kërcënim për sigurinë amerikane. Një retorikë që u amplifikua edhe nga figura të larta të politikës amerikane.

Po i shkruaj këto radhë si një reflektim për të gjithë ata shqiptarë që, pasi largohen nga vendi i tyre, përpiqen të integrohen në shoqëritë ku vendosin të jetojnë, por shpesh e ngatërrojnë integrimin me braktisjen e identitetit.

Në shumë raste, në përpjekjen për t’u bërë sa më të pranueshëm në shoqëritë e reja, fillojnë të fshehin emrat, gjuhën, traditat, kulturën e madje edhe besimin e tyre. Ndonjëherë, këtë proces ua përcjellin edhe fëmijëve, duke bërë që brezi i parë i lindur në emigracion të rritet pa një lidhje të fortë me origjinën dhe historinë e familjes.

Por a është kjo ajo që duhet të kuptojmë me integrim?

A duhet të heqim dorë nga ajo që jemi për t’u bërë pjesë e një shoqërie tjetër? A duhet të kemi turp nga emri ynë, nga gjuha e prindërve apo nga historia dhe kultura që mbartim?

Shembulli i Abdulrahman Mohamed El-Sayed na kujton diçka thelbësore, mund të jesh plotësisht amerikan pa pushuar së qeni arab dhe mysliman. Mund të jesh qytetar i një shoqërie të re pa mohuar historinë dhe identitetin e familjes prej nga vjen.

Integrimi nuk është asimilim. Dhe asimilimi nuk duhet të jetë çmimi që paguajmë për t’u pranuar.

Ndoshta ky është një mësim që duhet ta kuptojmë edhe ne shqiptarët e emigracionit. Sepse fëmijëve tanë nuk u lëmë vetëm një mbiemër apo një pasaportë. U lëmë një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një identitet.

Dhe nëse ata një ditë do të kenë mundësinë të prezantohen me krenari, pa pasur nevojë të shpjegojnë apo të justifikojnë se nga vijnë, atëherë do të kemi bërë diçka më shumë sesa t’i kemi integruar në një shoqëri të re, do t’u kemi mësuar të mos kenë kurrë turp nga vetvetja.

Por kjo është edhe përgjegjësi e Shqipërisë. Ajo duhet të dijë t’i tërheqë, t’i frymëzojë dhe t’i bëjë këta të rinj të ndihen pjesë e saj, edhe kur jetojnë mijëra kilometra larg.

Në të kundërt, një ditë mund të zbulojmë se nuk kemi humbur vetëm njerëzit që u larguan, por edhe fëmijët dhe nipërit e tyre, të cilët nuk do të kenë më asnjë arsye të kthejnë sytë nga vendi i të parëve.

Sepse një komb nuk e humbet identitetin vetëm kur i braktisin qytetarët e tij. E humbet atëherë kur brezat që lindin larg tij nuk ndiejnë më asnjë lidhje me të.

Prandaj mesazhi i  Senatorit me te ri te Michiganit ka një domethënie shumë më të gjerë se historia e tij personale. Ai u drejtohet të gjithë atyre që besojnë se mund të jenë pjesë e një shoqërie të re, të respektojnë vendin ku jetojnë dhe njëkohësisht të mos mohojnë vendin prej nga vijnë. Të respektosh shoqërinë ku ndërton jetën nuk do të thotë të harrosh rrënjët e tua.

Sepse, në fund të fundit, nuk ka asgjë më të bukur sesa të mund të thuash me krenari, kudo që të ndodhesh “Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed’.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

08/11/2026

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

08/11/2026

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

08/11/2026

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

08/11/2026

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

08/11/2026

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

08/11/2026

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

08/11/2026

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

08/11/2026

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

08/11/2026

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

08/11/2026

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

08/11/2026

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

08/11/2026

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

08/11/2026

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

08/11/2026

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

08/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”
  • Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.