• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Manastirliu firmos marrëveshjen me Bashkinë e Korçës për Kartën e Studentit

10/02/2024
in Politikë
Manastirliu firmos marrëveshjen me Bashkinë e Korçës për Kartën e Studentit

Studentët e Universitetit të Korçës do të kenë mbështetje me shërbime me tarifa të reduktuara ose falas, me Kartën e Studentit.

Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin e Korçës u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Bibliotekën e Qytetit.

“Firmosja e marrëveshjes për Kartën e Studentit bëhet realitet në Korçë, që studentët të kenë shërbime me tarifa sa më të ulura, të kenë shërbime të cilat ofrohen falas apo të kenë çmime të reduktuara në shërbime të ndryshme që ato marrin në qytet”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Karta e Studentit sjell favore të shumëfishta edhe për studentët e Universitetit të Korçës, pas Universitetit të Tiranës dhe të Durrësit që tashmë e aplikojnë këtë kartë.

 “Studentët e Universitetit “F.S. Noli” do të përfitojnë përmes Kartës së Studentit, bileta me gjysmë çmimi për shfaqjet në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe hyrje falas në eventet sportive të organizuara nga klubi “Skënderbeu”. Po ashtu, atyre do t’u ofrohet me tarifa të reduktuara  vizitat në Muzeun Oriental “Bratko”, Muzeun e Fotografiaë “Gjon Mili”, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, etj”, tha Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.

Studentët gjithashtu do të përjashtohen nga tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, nëse marrin iniciativën për të hapur një biznes në vitin 2024.

Bashkia e Korçës ka lançuar edhe një program të teknologjisë dhe inovacionit që synon të transformojë qytetin në një qendër të rëndësishme të teknologjisë, duke ofruar trajnime të shumta me çmime të reduktuara për studentët përmes kartës së studentit.

Mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për studentët përfshirë dhe ata nga Universiteti i Korçës ka qenë e vazhdueshme edhe me bursa studentore.

“Janë më shumë se 50 mijë studentë, të cilët mbështeten me bursa, mbështeten me reduktim të tarifave të studimit apo me mbështetje të plotë sa i përket studimeve të tyre. Gjithashtu për këtë vit ne kemi bërë të mundur që të dyfishohen kuotat e bursave sa paga minimale për studentët, për 350 studentë të cilët studiojnë në programet prioritare dhe studentë të ekselencës”, tha  Manastirliu.

MAS, për herë të parë këtë vit mbështet të rinjtë që ndjekin Arsimin e Lartë dhe me kreditë studentore, një program i ri që synon të mbulojë kostot e studimeve dhe të jetesës për studentët që nuk janë subjekt i përfitimeve të tjera. Kjo iniciativë e re do të ofrojë mundësi të mëtejshme për studentët që përballen me sfida financiare, duke u lejuar atyre të përqendrohen në studimet e tyre pa u shqetësuar për aspektet ekonomike.

/f.s

Më të lexuarat

  • Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    Zhaku dhe Kostana trondisin “themelet”, fermerët: Duan të marrin dritë nga Moza, s’kanë personalitet!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’na lë të vëmë një tullë”, sherri mes kunatave përfundon në zyrat e shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shtëpia e tmerrit” në Spanjë/ Çifti mbajti të izoluar 3 fëmijët për 4 vite nga frika e Covidit, dënohen me burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas seancës në GJKKO, Meta reagon nga qelia: Durim! Akuzat do të çmontohen njëra pas tjetrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump refuzon propozimin e Iranit: Është budallallëk, nuk do e pranonte askush

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi i zbuluar në anije kalon shumë rrallë nga njeriu te njeriu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në Vlorë! 32-vjeçarja gjendet e mbytur në Plazhin e Vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për të bashkëpandehurit e Metës dhe Kryemadhit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!