• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Malltezi për Ballën: Tha 11 gënjeshtra në gjyq!

30/04/2026
in Kryesore, Politikë
Malltezi për Ballën: Tha 11 gënjeshtra në gjyq!

Pas dëshmisë së kreut të Partisë Socialiste Taulant Balla në Gjykatën e Posaçme GJKKO, në gjyqin për dosjen ‘Partizani’, ka dalë në një prononcim për mediat këtë të enjte, më 30 prill, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu i pandehur në këtë dosje, krahas vjehrrit të tij.

Duke folur para gazetarëve, Malltezi ka akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Balla, se ka bërë 11 deklarata të rreme gjatë dëshmisë së tij.

Çfarë tha Malltezi?

11 gënjeshtrat e Taulantit. E para. Tha, prona ka qenë e shpronësuar. Është gënjeshtra komplet e Taulant Ballës, prona ka qenë e shpronësuar. Urdhëro ku keni dokumentin, Fletoren Zyrtare, që nuk ka qenë e shpronësuar dhe është gjynah që një deputet të gënjejë.

Së dyti. Tha gënjeshtrën e dytë, që procesi i kryer në gjashtë muaj. Siç u kap në gënjeshtër në mënyrë të vazhdueshme aty dhe që vetë kishte marrë dokumentet, procesi i kthimit të pronës kishte zgjatur 12 vjet, nga ’95-a deri në 2007-ën. Ndërsa procesi i privatizimit ka zgjatur katër vjet, nga 2005-a deri në 2009-ën. Të gjitha këto, ky thotë janë bërë për gjashtë muaj. Imagjinohet çfarë mashtruesi ordiner.

Së treti, gënjeu tha prona ka qenë në planin e përhapjes në 2007-ën. Urdhëro ku keni këtu dokumentin, plani i përhapjes i firmosur nga Alfred Moisiu. Nuk ka qenë as në 2004-ën. Pra kur gënjen për fakte publike kaq të rënda, do të thotë që është shumë keq, por duket që prokurorët e mbrojnë.

Së katërti, gënjeu tha Maltezi ka pasur 144 m². U pyet. I tha, a ke përdorur ndonjëherë makinë llogaritëse? Sepse i ke dorëzuar vetë, që ka pasur 2000… 26.600 metra Begeja. Bëj pjesëtimin, nuk të del kaq, po të del tre-katërfish më tepër.

Së pesti, gënjeu kur tha Maltezi ka marrë 5% nga pronarët. Ju ofrua mundësia të paraqiste dokumentin. Nuk ishte asnjë dokument. Thjesht gënjeu, tha e kam marrë nga burime mediatike.

Së gjashti, gënjeu tha Maltezi ka marrë 60% të objekteve. Gënjeu. Iu ofrua përsëri mundësia të thoshte, ku e bazon këtë? Që ka marrë 60%? Nuk ishte asnjë gjë. E kam me të dëgjuar.

Së shtati, gënjeu dhe tha Maltezi ka bërë prej një viti presion Ministrisë së Mbrojtjes. Ju ofrua, i tha, po mirë, cili të ka thënë? Më thuaj një. Jo nga media e kam prapë. Pra, është një një person që të vjen gjynah. Por, kemi parasysh, kur ky thotë procesi ka mbaruar për gjashtë muaj, si qenka presioni një vjet?

E teta që ishte gjë shumë e bukur, e tha vetë, tha, i kam lënë 10 detyra SPAK-ut për të bërë. Dhe me sa duket prokurorët e nënshtruar politikisht i kanë zbatuar me rregull porositë e Taulant Ballës.

Së nënti, u pyet për deklaratën e tij që e ka dhënë publike, nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg. Nuk i dha përgjigje. Vuri duart në kokë, mbylli, nuk i dha përgjigje.

Së dhjeti, gënjeu tha nuk kam depozituar shkresa kur kam bërë deklaratën. U kap aty në në gjyq që kishte bërë, kishte dhënë disa shkresa të cilat as nuk i kishte lexuar dhe kishte angazhuar studio të tjera ligjore duke shkelur ligjin, ndonëse ka, ka, është betuar për respektimin e ligjeve, duke i dhënë të dhënat personale studiove të tjera ligjore të kolegëve të tij.

Së 11-ti, tha sërish sot, ndërtimet janë bërë me leje të Berishës. Ju ofrua mundësia që të shikonte ndërrimet e destinacionit 2004, 2006, 2008 të Edi Ramës. Bile dhe leja e ndërtimit e dhënë nga Edi Rama e 2007-ës. Por për këto bëri sikur nuk ekzistojnë. Tha, nuk kam qenë në dijeni. Kështu që në 11 gënjeshtra, pra një kallëzimi i Taulant Ballës, 11 gënjeshtra. A mund të jetë i besueshëm kur një kallëzim ka 11 gënjeshtra, nuk ka një e dy? Këtë jua lë vetë juve ta gjykoni.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!