Policia e Shtetit ka marrë masa përforcuese për ruajtjen e godinës së Parlamentit.
Teksa protestuesit vijonin sulmin e dhunshëm ndaj kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, thirrjet “digje Parlamentin” bëri që forca të rendit me skafandra e mburoja të rreshtohen te Parlamenti për gardh sigurie.
Protestuesit i vunë zjarrin edhe pemës dekorative para Kryeministrisë nën thirrjet “Digje, digje…!”
Protestuesit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre të dhunës para kryeministrisë.

Ata kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës, teksa në momentin e zmbrapsjes së efektivëve kanë shfrytëzuar momentin për t’i vënë zjarrin një prej pemëve dekorative para institucionit.
Nën thirrjet “digje, digje” ata kanë vijuar aktet e tyre të dhunës ndaj godinës dhe policisë.
Kurse gardistët janë munduar të shuajnë flakët.
Burimi: Kronikë
