• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Luks dhe arkitekturë e stilit Louis XIII, publikohen pamjet brenda dhe jashtë kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë!

02/08/2026
in Kronikë, Kryesore
Luks dhe arkitekturë e stilit Louis XIII, publikohen pamjet brenda dhe jashtë kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë!

Një ditë pasi SPAK kërkoi sekuestrimin e një kështjelle në Francë me vlerë rreth 2.6 milionë euro, janë publikuar pamjet nga ambientet e brendshme dhe të jashtme të rezidencës historike, që sipas hetimeve është blerë nga biznesmeni Ermal Beqiri.

Prona është identifikuar si Château d’Auteuil, një rezidencë historike në komunën Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit. Identifikimi u arrit nga vendndodhja e pronës, vlera e transaksionit dhe të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të kështjellës, ku në rubrikën “Mentions légales” figuron emri i Ermal Beqirit si botues i faqes me adresën e vetë rezidencës. Mirëpo kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK.

Château d’Auteuil rezulton të jetë shitur më 30 dhjetor 2024 për 2.612.200 euro, një shumë që përputhet pothuajse plotësisht me vlerën e përmendur nga SPAK. Për këtë pasuri, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar gjykatës me kërkesë për vendosjen e sekuestros preventive.

Ditën e djeshme, në njoftimin zyrtar, SPAK bëri të ditur se në bashkëpunim me autoritetet franceze, po ashtu janë identifikuar llogari bankare me një vlerë totale mbi 2 milionë euro, dy apartamente.

Monumenti historik i kthyer në rezidencë luksi

Pamjet e rezidencës tregojnë një ndërtesë madhështore të stilit Louis XIII, e ndërtuar me fasada karakteristike prej tullash të kuqe, çati të pjerrëta me gur natyror dhe e rrethuar nga një park i gjerë me pemë shumëvjeçare. Kështjella ruan arkitekturën klasike franceze dhe konsiderohet monument historik, me një histori që shtrihet në më shumë se katër shekuj.

Në hyrje të rezidencës të bie menjëherë në sy shkallarja monumentale prej druri, e cila të çon drejt një holli të madh me dysheme shahu bardh e zi, tavane të larta dhe llambadarë kristali, elementë që ruajnë atmosferën aristokratike të ndërtesës.

Ambientet e pritjes janë të mobiluara me oxhaqe monumentale prej guri, divane të mëdha, parket druri natyral dhe mobilie klasike, ndërsa në disa sallone dominojnë pasqyrat gjigante, kornizat dekorative, qilimat orientalë dhe kolltuqet me stil francez, që i japin rezidencës pamjen e një pallati historik.

Edhe dhomat e gjumit janë të restauruara duke respektuar karakterin e ndërtesës. Ato janë të pajisura me krevate të mëdhenj, perde të rënda, mobilie druri, ndriçim klasik dhe pamje nga parku përreth.

Një pjesë e suitave ruajnë elementët origjinalë të arkitekturës, ndërsa janë përshtatur me komoditetet moderne.

Në pamjet e publikuara shfaqen gjithashtu banjo të mëdha me vaska të stilit vintage, ndriçim natyral dhe arredim minimalist, në kontrast me elementët historikë të ndërtesës.

Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të rezidencës, restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa rreth 70 për qind e 35 ambienteve janë rikonstruktuar duke ruajtur vlerat historike dhe duke shtuar standardet bashkëkohore të akomodimit.

Hetimet e SPAK

Ermal Beqiri është një nga personat nën hetim në dosjen e SPAK për skemën e dyshuar të abuzimit me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai hetohet për disa vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, pastrim parash, korrupsion aktiv, shkelje e barazisë në tendera, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës dhe heqje e paligjshme e lirisë.

Hetimet kanë evidentuar edhe pasuri të tjera të konsiderueshme, përfshirë një jaht luksoz “Predator 50 Skyfall”, me një vlerë që afrohet me 1 milion euro, si dhe llogari bankare, apartamente dhe mjete të tjera në Francë.

Beqiri u arrestua më 24 korrik 2026 në Francë, pasi autoritetet franceze e ndaluan gjatë një fluturimi me një avion. Ai ndodhet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ndërsa SPAK vijon hetimet financiare për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!