• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

26/01/2026
in Kronikë
“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

Policia e Shtetit, përmes Interpol Tiranës, ka finalizuar me sukses pjesëmarrjen në megaoperacionin ndërkombëtar “Liberterra III”, një nga goditjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm.

Operacioni u shtri në 119 shtete dhe u drejtua nga autoritetet britanike.

Bilanci në Shqipëri, 27 në pranga dhe sekuestrime

Në territorin shqiptar, operacioni angazhoi 476 specialistë nga Policia Kriminale, Kufiri dhe Migracioni, si dhe Interpoli. Rezultatet e këtij aksioni të gjerë ishin konkrete:

Goditja e 2 grupeve kriminale aktive në trafikun e qenieve njerëzore;

Arrestimi i 27 personave të dyshuar si organizatorë apo transportues;

Sekuestrimi i 6 automjeteve dhe rreth 20,000 eurove cash, të përfituara nga aktiviteti kriminal;

Identifikimi dhe trajtimi i 94 emigrantëve të parregullt dhe shpëtimi i 3 viktimave të trafikut njerëzor.

Zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit bënë me dije se përfaqësues të Interpol Tiranës ishin prezentë në Qendrën Operacionale në Kent, Angli, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale me partnerët ndërkombëtarë.

Përmasat globale, mbi 3700 të arrestuar

Sipas njoftimit të policisë, “Liberterra III” konsiderohet si një sukses historik në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Operacioni u organizua nga Home Office i Mbretërisë së Bashkuar dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), me mbështetjen e BE-së, INTERPOL-it, FRONTEX-it, si dhe agjencive ligjzbatuese nga SHBA dhe Kanada.

Në total, operacioni angazhoi 14,000 oficerë policie në mbarë botën, duke sjellë si rezultat:

3,744 të arrestuar në nivel global;

4,414 viktima të trafikut njerëzor të shpëtuara;

Identifikimi i rreth 13,000 emigrantëve të paligjshëm;

Goditja e mbi 1,800 rasteve të trafikimit për shfrytëzim seksual, punë të detyruar apo kriminalitet të detyruar.

Interpol Tirana konfirmoi se bashkëpunimi do të vijojë për të finalizuar hetime të tjera të nisura gjatë këtij operacioni, duke mbajtur nën presion grupet kriminale që operojnë në rrugët e Ballkanit dhe më gjerë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!