• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Lamtumira e fundit”, fotoja që theu mijëra zemra! 19-vjeçari pranë nënës së pajetë

23/02/2024
in Botë
“Lamtumira e fundit”, fotoja që theu mijëra zemra! 19-vjeçari pranë nënës së pajetë

Shehab qëndron para kamerës i hutuar dhe i paqartë nëse do ta ndajë dhimbjen e tij me të tjerët.
“Unë quhem Shehab Omar Abu al-Hanud. Mamaja ime ka vdekur, ajo quhej Ghada”, nis ai rrëfimin.
Një foto dhe video e këtij djaloshi që qan mbi trupin e pajetë të nënës së tij në një spital në Rafah, është padyshim një ndër imazhet më të trishta që mund të na kenë parë sytë.

Ai shpenzoi më shumë se një orë duke e shtrënguar, pa i dhënë përgjigjie askujt. Ishte i zhytur totalisht në një gjendje shoku. Mijëra njerëz e emërtuan këtë moment në rrjetet sociale si “Lamtumira e fundit”.

Mediat e huaja shkruajnë se Shehab kishte pasur gjithnjë një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj nënës së tij. Edhe pse donte ta mbante veten dhe të kontrollonte emocionet, ai nuk mund të rrinte pa folur për personin që “kishte qenë gjithçka për të”.

“Ishte nëna ime, motra, shoqja ime. Jeta pa të nuk ka kuptim! Ramazani po vjen…pa të. Pastaj Bajrami…Askush nuk e kupton dot se çfarë po kaloj. Kisha gjithë të drejtën të gëzoja me nënën time. Ajo ishte fiks një engjëll në formë njeriu, i ndihmonte njerëzit sa herë kishin nevojë, pa pritur asgjë mbrapsht”, shprehet i riu.

Por nëse ka diçka që e ngushëllon atë, është besimi se “Zoti i merr herët njerëzit e mirë.”

Ghada, ishte e vetmja viktimë në ndërtesën që u bombardua të Hënën e shkuar. Brenda kësaj godine ndodheshin plot 45 persona. Ajo kishte pak ditë që ishte kthyer në Rafah nga shtëpia e prindërve në Tal as-Sultan, për të qëndruar me bashkëshortin dhe 2 fëmijët. Të 4-ërt po flinin në dysheme, pak para se të sulmohej godina. Në momentin e parë ata vrapuan për të dalë jashtë, por Ghada u kthye për të marrë hijabin që kishte lënë brenda. Ajo shkoi dhe nuk u kthye më…

E dërguan në spital me lëndime të rënda, dhe atje iu desh të priste gjatë brenda një tende për të marrë trajtim shëndetësor. 40 minuta më vonë, ajo ndërroi jetë. Shaheb thotë se dikur jetonin në Gaza, në qytet. Por, prej luftës iu desh t’i bashkoheshin kampit Nuseriat në Rafah. Shkuan atje për t’u ndjerë më të sigurt, por sipas 19 vjeçarit, Izraeli nuk njeh kufij. “Ata godasin pa paralajmëruar”, përfundoi ai./m.j

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!