AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kuçovë: Videot e 10-vjeçarit me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij

by SHT Media
21/02/2024
in Kronikë
6
0
Kuçovë: Videot e 10-vjeçarit me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i pazakontë vjen këtë të mërkurë nga Kuçova, nga ku policia njoftoi arrestimin e dy personave: Nënë e bir.

Natasha Rombula 67-vjeçe dhe Armando Kumaraku 44-vjeç u arrestuan pas një hetimi 2 mujor, ku autoritetet dolën në përfundimin se ata shfrytëzonin një 10-vjeçar, nipi dhe djali i të arrestuarve, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok. Ata postonin video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale.

Kallëzimi për rastin në fjalë u bë nga nëna e 10-vjeçarit, në Dhjetor të vitit që lamë pas. Rombula dhe Kumaraku u shpallën në kërkim për t’u arrestuar më pas në Sarandë, aty ku jetonin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast. Si rezultat i hetimeve dy mujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula. Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre 2 shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Show”.

Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale. Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë“, tha policia e Kuçovës në një njoftim për mediat.

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku nuk janë personazhe të panjohur për publikun. Ata kanë pasur disa dalje në emisione televizive dhe rrjete sociale. Për herë të parë Natasha Rombula u shfaq në televizion pasi kishte konflikte me ish-nusen, për kujdestarinë e 10-vjeçarit. Në rrjetet sociale ekzistojnë video të shumta të vetë 67-vjeçares e cila përdor lirshëm fjalë banale e nuk i kursen fyerjet për ish-nusen.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.