• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër

27/06/2025
in Kronikë
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër

Babai i kandidates për deputete nën siglën e PSD, Limonera Bozha, është dërguar për gjykim nga SPAK për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ndaj 70-vjeçarit Pandeli Bozha rëndon akuza e “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa për gjykim është çuar në GJKKO edhe Vladimir Lushkaj, personi i cili dyshohet se ka marrë paratë nga Bozha në këmbim që t’i jepte votën për vajzën kandidate për deputete. Ndaj Lushkajt rëndon akuza e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Organi i akuzës thotë se ka dokumentuar me pamje filmike momentin kur më datë 8 maj 2025, pra 3 ditë para zgjedhjeve, Buzha shkon në banesën e Lushkajt. Gjatë takimit, SPAK thotë se 70-vjeçari i ka futur në xhep një kartëmonedhë Lushkajt dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i treguar emrin e vajzës së tij, për të cilën i kërkonte edhe votën.

Lushkaj u ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletë votimit me të cilin Bozha i kërkoi votën për vajzën, ku sipas organit të akuzës emri i Limonera Bozhës ishte i theksuar me ngjyrë portokalli, prova këto që janë sekuestruar nga SPAK. Aktualisht, Bozha ndodhet në masën arrest shtëpie.

Njoftimi i plotë i SPAK

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon çështjen në gjykatë për korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal

Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.

Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.

Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!