• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Koreja e Veriut nxjerr raketën e “frikshme”: Me Hwasong mund të godasim Amerikën

11/10/2025
in Botë
Koreja e Veriut nxjerr raketën e “frikshme”: Me Hwasong mund të godasim Amerikën

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëhoqi një paradë të madhe ushtarake, në të cilën u shfaq raketa e re balistike ndërkontinentale para personaliteteve të ftuara ndërkombëtare, raportoi të shtunën media shtetërore, KCNA. 

Parada, e cila filloi të premten në mbrëmje, shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet dhe pasoi festimet e mbajtura të enjten. 

Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, u panë pranë Kimit gjatë paradës, ndërsa personalitete të tjera të huaja e ndoqën ngjarjen nga tribuna. 

Në paradën ushtarake, Koreja e Veriut – vend i armatosur me armë bërthamore – shfaqi raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale: Hwasong-20, e cila u përshkrua nga KCNA si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” i vendit. 

Seria e raketave Hwasong i ka dhënë Koresë së Veriut aftësinë për ta shënjestruar çdo pjesë të territorit amerikan, megjithatë ka ende dyshime lidhur me sofistikimin e sistemit të drejtimit për ta arritur cakun, si dhe për aftësinë e kokës bërthamore për ta përballuar rihyrjen në atmosferë. 

“Hwasong-20 përfaqëson, për momentin, kulmin e ambicieve të Koresë së Veriut për armë bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Duhet të presim që sistemi të testohet para fundit të këtij viti”, tha Ankit Panda nga Instituti Carnegie për Paqe Ndërkombëtare, me seli në SHBA. 

“Sistemi ka gjasa të jetë projektuar për shpërndarjen e shumë koka luftarake… Shumëfishimi i tyre do të shtojë presionin mbi sistemet ekzistuese të mbrojtjes raketore të SHBA-së dhe do të forcojë atë që Kim e sheh si të nevojshme për të arritur efekt të qëndrueshëm frikësimi ndaj Uashingtonit.” 

Ndër armët e tjera të shfaqura në paradë ishin raketa balistike hipersonike, raketa lundruese, një lloj i ri i raketahedhësve të shumëfishtë dhe një hedhës për dronë vetëvrasës, tha Hong Min, analist i Koresë së Veriut në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar. 

Gjatë paradës ushtarake, Kim mbajti një fjalim ku shprehu “inkurajim të ngrohtë” për trupat koreanoveriore që operojnë jashtë vendit, duke shtuar se heroizmi i ushtrisë së tij do të shihet jo vetëm në mbrojtjen e Koresë së Veriut, por edhe në “postblloqet e ndërtimit socialist”, raportoi KCNA. 

“Ushtria jonë duhet të vazhdojë të rritet në një forcë të pathyeshme që shkatërron çdo kërcënim”, tha Kim. 

Kim zhvilloi bisedime më herët të premten me Medvedevin, i cili tha se sakrifica e ushtarëve koreanoveriorë që luftojnë për Rusinë në fushatën e saj ushtarake në Ukrainë e dëshmon besimin në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Kim i tha Medvedevit se shpreson të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me Rusinë dhe të angazhohet ngushtë në shkëmbime të ndryshme për të arritur qëllime të përbashkëta, sipas KCNA. 

Vietnam dhe Koreja e Veriut gjithashtu nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë ato midis Ministrive të Mbrojtjes, të Jashtme dhe të Shëndetësisë, raportoi KCNA pa dhënë hollësi të mëtejshme. 

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!