• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kina pret ministrat e Mbrojtjes së Iranit dhe Rusisë, Pekini: Takimi kundërpeshë ndaj samitit të NATO-s

26/06/2025
in Botë
Kina pret ministrat e Mbrojtjes së Iranit dhe Rusisë, Pekini: Takimi kundërpeshë ndaj samitit të NATO-s

Një ditë pas samitit të NATO-s që u mbajt në Hagë ku morën pjesë 32-vendet anëtare, përfshi edhe Shqipërinë, ku u vendos rritja e shpenzimeve ushtarake, ditën e sotme Kina ka pritur ministrat e Mbrojtjes së Iranit, Rusisë dhe Indisë.

Takimi që u mbajt në Qingdao, qytetin lindor bregdetar të Kinës, vjen në sfondin e luftës në Lindjen e Mesme, ku Irani dhe Izraeli vendosën armëpushimin mes tyre pas ndërhyrjes dhe sulmit të SHBA-ve ndaj centraleve bërthamore të Teheranit.

Pekini prej kohësh është përpjekur ta paraqesë Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) me 10 anëtarë si një kundërpeshë ndaj blloqeve të fuqisë të udhëhequra nga Perëndimi dhe ka shtyrë përpara forcimin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare në politikë, siguri, tregti dhe shkencë.

Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun e cilësoi takimin e zyrtarëve të së enjtes në Qingdao, ku ndodhet një bazë e madhe detare kineze, si një kundërpeshë ndaj një bote në “kaos dhe paqëndrueshmëri”.

“Ndërsa ndryshimet e rëndësishme të shekullit përshpejtohen, unilateralizmi dhe proteksionizmi janë në rritje”, tha Dong ndërsa priti shefat e mbrojtjes nga Rusia, Irani, Pakistani, Bjellorusia dhe vende të tjera të mërkurën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

“Aktet hegjemonike, dominuese dhe ngacmuese dëmtojnë rëndë rendin ndërkombëtar”, paralajmëroi ai.

Ai i nxiti homologët e tij të “ndërmarrin veprime më të fuqishme për të mbrojtur së bashku mjedisin për zhvillim paqësor”.

Ministri i Mbrojtjes i Indisë, Rajnath Singh, gjithashtu i pranishëm në Qingdao, tha se anëtarët e SCO-së duhet “të synojnë kolektivisht të përmbushin aspiratat dhe pritjet e popujve tanë, si dhe të përballen me sfidat e sotme”.

“Bota në të cilën jetojmë po kalon një transformim drastik. Globalizimi, i cili dikur na afroi më shumë, ka humbur vrullin”, tha ai në komentet e postuara nga zyra e tij në rrjetin social ‘X’.

Nga ana tjetr, ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, përshëndeti lidhjet midis dy vendeve si “në një nivel të paparë”.

“Marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona ruajnë dinamikën në rritje të zhvillimit në të gjitha drejtimet”, tha ai.

Kina e ka portretizuar veten si një palë neutrale në luftën e Rusisë me Ukrainën, megjithëse qeveritë perëndimore thonë se lidhjet e saj të ngushta i kanë dhënë Moskës mbështetje të rëndësishme ekonomike dhe diplomatike.

Më të lexuarat

  • Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!