AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kërkuan të përballej me Këshillin Bashkiak, Alimehmeti zbulon për çfarë do ta pyesnin Veliajn

by SHT Media
24/09/2025
in Politikë
6
0
Alimehmeti: PD ka bërë gabime, por Rama na i vodhi zgjedhjet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti zbuloi në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, arsyet pse opozita kërkoi me ngulm që Erion Veliaj të ishte i pranishëm në mbledhjen ku u votua për shkarkimin e tij si kryebashkiak.

Sipas tij, Veliaj duhej dëgjuar për të gjitha skandalet me abuzimet e fondeve publike që kanë ndodhur gjatë kohës që ai ka drejtuar bashkinë e kryeqytetit.

“Ne ishim për ta dëgjuar. Ja u them unë pse. Sepse ai kurrë nuk i dha përgjigje pyetjeve tona. Ku shkuan fondet e qytetit, ku shkoi inceneratori që s’ekziston fare, ku shkoi ‘5D’? Ne kemi detyrën ta vëmë përpara përgjegjësisë dhe të bëjmë pyetjet. Nëse ai s’do të përgjigjet dhe kishte okazionin e fundit të përgjigjej para Këshillit Bashkiak. A duhej shqyrtuar mundësia që ai të ishte aty. Unë mendoj se po. Pastaj mund të vendosej se jo, sepse ligjet e paraburgimit i di Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve. Patjetër mendoj se disa njerëzve, këshilltarëve të PS dhe kryeministrit nuk i interesonte të dëgjonte se çfarë ai do të nxirrte nga goja. Për mendimin tim, ai do thoshte: ‘Rroftë partia dhe rroftë Edi Rama’”, tha Alimehmeti në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN.

Në vijim, Alimehmeti nënvizoi se ishte ky Këshill Bashkiak që i la në dorë menaxhimin e 2 miliardë eurove Veliajt, ndaj qytetarët duhet të mësonin përmes pyetjeve të opozitës se ku kryebashkiaku i çoi këto para nga fondet publike.

“Për abuzimet që ai ka bërë, për këto duhet të ishte dënuar ai, jo për çështje minore si buzëkuqe dhe fustane. Ne duhet të jemi për pyetje të mëdha. Ke pasur zotëri mbi dy miliardë euro për të menaxhuar nga financat tona për Tiranën, çfarë vepre të madhe le mbrapa? Këshilli bashkiak ishte aty? Se kush ja dha paratë atij, i mori vetë ai? Jo, ia dha këshilli bashkiak me votë. Ia dha Romina Kuko fillimisht dhe Megi Fino më pas si kryetare dhe më pas gjithë PS, PSD dhe PDIU që ngrenë kartonët bashkë me ta”, deklaroi Alimehmeti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard
  • Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.