• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kërcënimi i Rusisë ndaj NATO-s, DASH bën reagimin e fortë

18/12/2024
in Botë
Kërcënimi i Rusisë ndaj NATO-s, DASH bën reagimin e fortë

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili i akuzoi NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt dhe tha se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake”.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk po kërkojnë konflikt me Rusisë”.

“NATO-ja është aleancë mbrojtëse, por çfarëdo veprimi ushtarak kundër një aleati të NATO-s do të nxisë përgjigje të ashpër”, tha zëdhënësi.



Duke reaguar ndaj një editoriali në gazetën Times, në të cilin vrasja e një gjenerali të lartë rus më 17 dhjetor cilësohej si “veprim i ligjshëm mbrojtjes nga një komb i kërcënuar”, Medvedevi tha se Moska duhet ta përdorë logjikën e njëjtë në qëndrimin e saj.

Në shkrimin e saj, gazeta Times tha se vrasja e gjeneralit ishte “sulm ndaj një agresori” dhe se ajo nënvizon nevojën që qeveritë perëndimore t’ia japin Ukrainës “të gjithë mbështetjen që i duhet për ta bërë luftën e drejtë për vetëmbrojtje”.

“Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, shkroi Medvedev në një reagim.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka thënë se “nuk duhet frikësuar” nga kërcënimi i Medvedevit.

“Mendoj se përgjigja e vetme që mund ta kemi për këtë është të mos frikësohemi”, tha Kallas në Bruksel duke folur para një takimi të liderëve të BE-së për të diskutuar për luftën.

Zëdhënësi i DASH-it tha se agresioni i Kremlinit kundër Ukrainës është “kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë” ndaj sigurisë së Evropës dhe paqes dhe stabilitetit në zonën euroatlantike.

“Është Kremlini ai që e nisi këtë luftë, dhe Putini mund t’i japë fund sot”, shtoi ai.

E pyetur për komentet e Medvedevit, zyra e shtypit e NATO-s u përgjigj me email duke thënë: “Do t’ju kthejmë përgjigje nëse kemi diçka për të thënë”.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, dhe ndihmësi i tij, u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter pranë hyrjes së një ndërtese në Moskë në orët e para të 17 dhjetorit.

Kirillov është në mesin e disa oficerëve rusë dhe figurave pro-luftës që janë vrarë në Rusi dhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Një javë më parë u vra u qëllua me armë për vdekje afër kryeqytetit një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që zhvillon raketa lundruese të përdorura nga Moska në luftë.

Retorika e Medvedevit buron nga narrativa e kamotshme e Kremlinit për fajësimin e “forcave” perëndimore për veprime antiruse në mbarë botën dhe për akte sabotimi dhe “terrorizmi” në Rusi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 17 dhjetor se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në vrasjen e Kirillovit dhe as nuk ishin në dijeni të saj paraprakisht.

Hetuesit rusë e cilësuan vrasjen si sulm “terrorist” dhe menjëherë ia atribuuan atë inteligjencës ukrainase.

Më 18 dhjetor, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se e ndaloi një të dyshuar – një shtetas uzbek 29-vjeçar, i cili nuk është identifikuar me emër – në lidhje me rastin.

Medvedev gjithashtu i kërcënoi me hakmarrje edhe gazetarët e gazetës Times, duke paralajmëruar me tone të errëta se kjo gazetë mund të përfshihet në listën e atyre “shënjestrave të ligjshme ushtarake”, duke shtuar se “në Londër ndodhin shumë gjëra… tregohuni të kujdesshëm”.

Ky paralajmërim duket të jetë një referencë e tërthortë ndaj helmimit me rrezatim të ish-oficerit të FSB-së dhe kritikut të Kremlinit, Aleksandr Litvinenko, në Londër në vitin 2006, si dhe ndaj përpjekjes për vrasjen e ish-oficerit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal, në qytetin britanik Salisburi me një agjent nervor vdekjeprurës në vitin 2018./REL

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!