AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Izraeli zyrtarizon vendimin: Jo “njohje e njëanshme” të shtetit palestinez, marrëveshja arrihet vetëm nëse…

by SHT Media
18/02/2024
in Botë
6
0
Izraeli zyrtarizon vendimin: Jo “njohje e njëanshme” të shtetit palestinez, marrëveshja arrihet vetëm nëse…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e asaj që e quan “njohje e njëanshme” e një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e njoftoi qëndrimin nëpërmjet një deklarate, të cilën e paraqiti për t’u votuar gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, që e miratoi atë unanimisht.

“Për shkak të ideve rishtazi të komunitetit ndërkombëtar për një përpjekje për t’i imponuar Izraelit në rrugë të njëanshme një shtet palestinez, sot po paraqes për miratim nga qeveria një deklaratë vendimmarrëse për këtë çështje. Jam i sigurt se do të pranohet gjerësisht”, njoftoi kryeministri Netanyahu.

Deklarata zyrtare reflekton qëndrimin e Izraelit ndaj atij që e quan imponim për një shtet palestinez.

“Kjo është deklarata: Izraeli refuzon kategorikisht diktatin ndërkombëtar në lidhje me një marrëveshje të përhershme me palestinezët. Një marrëveshje e tillë do të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me palët, pa parakushte. Izraeli do të vazhdojë ta kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Një njohje e tillë pas masakrës së 7 tetorit do t’i dhuronte terrorizmit një shpërblim të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë dhe do të pengonte një marrëveshje të ardhshme për paqen”, lexoi zoti Netanyahu nga deklarata zyrtare.

Kryeministri izraelit ishte shprehur më herët të shtunën se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve për armëpushim në Gazë dhe i quajti “haluçinacione” kërkesat e Hamasit.

Duke folur për gazetarët, kryeministri Netanyahu tha se, me kërkesë të presidentit amerikan Joe Biden, kishte dërguar negociatorë në bisedimet për armëpushimin në Kajro, por se bisedimet kanë ngecur. Hamasi qarkulloi një deklaratë të shtunën duke fajësuar Izraelin për mungesën e progresin në arritjen e një armëpushimi në Gazë. Hamasi thotë se do të pranojë vetëm një ndalim të plotë të luftimeve, tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Kryeministri i Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, tha se megjithëse ditët e fundit nuk qenë premtuese, ai vazhdon të jetë optimist. Bisedimet ku ndërmjetësojnë Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur deri më tani arritjen e një pauze në luftime.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.