• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Izraeli nuk dërgon delegacion në Kajro për armëpushimin

04/03/2024
in Botë
Izraeli nuk dërgon delegacion në Kajro për armëpushimin

Në Egjipt po vijojnë  bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Gazë përpara se të nisë muaji i Ramazanit, javën e ardhshme. Izraeli nuk dërgoi delegacionin e tij, konfirmojnë zyrtarët. Media izraelite njoftoi se qeveria po priste të vihej në dijeni paraprakisht se cilët pengje janë ende gjallë dhe sa palestinezë të burgosur kërkon Hamasi që të lirohen në këmbim të secilit prej pengjeve.

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris i ka kërkuar grupit militant palestinez Hamas të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm 6 javor, ndërsa i kërkonte me forcë Izraelit të bëjë më shumë për të rritur dërgesat e ndihmave në Gaza, ku njerëz të pafajshëm po përballen me një katastrofë humanitare.

Këto ishin komentet më të forta të bëra nga një udhëheqës i lartë i qeverisë amerikane deri më sot për këtë çështje. Harris i bëri presion qeverisë izraelite dhe përshkroi mënyra specifike se si mund të jepen më shumë ndihma në enklavën me popullsi të dendur ku qindra mijëra njerëz po përballen me zi buke.

“Ajo që po shohim çdo ditë në Gaza është shkatërruese. Ne kemi parë raporte të familjeve që hanë gjethe ose ushqim për kafshë. Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme, që është aktualisht në tryezë. Kjo do t’i nxjerrë pengjet dhe do të na mundësonte të ndërtojmë diçka më të qëndrueshme për të siguruar sigurinë e Izraelit dhe për të respektuar të drejtën e popullit palestinez për dinjitet, liri dhe vetëvendosje”, tha Harris. 

Uashingtoni ka këmbëngulur se marrëveshja e armëpushimit është afër dhe ka bërë presion për të vendosur një armëpushim prej fillimit të Ramazanit. Harris do të ketë bisedime në Uashington me Benny Gantz, një anëtar me ndikim i kabinetit të luftës të Izraelit, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme armëpushimi dhe rritjen e ndihmës humanitare për Gazën.

Në negociatat e kaluara Hamasi ka kërkuar të shmangë diskutimin e mirëqenies së pengjeve individuale deri në përcaktimin e kushteve për lirimin e tyre. Ndërkaq sulmet vijojnë drejt Rafah ndërsa rritet frika për një ofensivë tokësore. Të paktën tetë palestinezë u vranë në Rafah ndërsa një kamion që mbante ndihma humanitare nga një organizatë bamirëse nga Kuvajti u godit nga sulmet ajrore. duke e çuar numrin e përgjithshëm të sulmeve gjatë natës në qytetin jugor në 13.

/a.r

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!