AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Iu bë atentat edhe pas ndeshjes me Zvicrën, kush është ‘Juli i Pashakos’ që u plagos sot në Lushnje

by SHT Media
25/11/2025
in Kronikë
6
0
Iu bë atentat edhe pas ndeshjes me Zvicrën, kush është ‘Juli i Pashakos’ që u plagos sot në Lushnje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Sulo, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, nuk është hera e parë që pëson një plagosje.

Përveç atentatit të kësaj të marte ku u qëllua në këmbë, ai është plagosur edhe më 11 qershor të vitit 2016, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë bastesh po në qytetin e Lushnjës.

Ndërsa më 2 tetor të vitit 2019, Julian Sulos, i njohur si kundërshtar i Aldo Barës, i është sekuestruar nga policia një shumë e konsiderueshme prej 70 mijë eurosh dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro, të cilat dyshoheshin se ishin blerë me burime të ardhura nga aktivitetiti kriminal me të cilin ai merrej, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër personit.

Në atë kohë, policia njoftoi: “Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi J. S. merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70,000 euro dhe një automjet me vlerë rreth 100,000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasin J. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të,” theksonte policia në njoftimin e vitit 2019.

Një ngjarje tjetër është ajo e marsit 2018, kur Juli i Pashakos po udhëtonte i armatosur me një makinë të blinduar dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në atë kohë u organizua një aksion si në filma nga Policia e Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për arrestimin e tij.

Gjatë ndjekjes, ai braktisi makinën e blinduar dhe tentoi të largohej në këmbë, duke hedhur armën që mbante me vete disa metra larg automjetit.

“Forcat e policisë kërkuan përforcime dhe u vunë në ndjekje të 37-vjeçarit. Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Lushnjës dhe FNSH-së Fier, u bë e mundur kapja e tij në lagjen ‘18 Tetori’, Lushnjë. Nga kontrolli në afërsi të mjetit u sekuestrua një pistoletë tip “Grand Power” Q100, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e armës. Julian Sulo, biznesmen nga Lushnja, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Gjatë marrjes në pyetje, 37-vjeçari nuk pranoi të flasë, përveçse deklaroi se udhëtonte i armatosur për vetëmbrojtje, pasi pak kohë më parë kishte tentuar të vritej nga disa persona që e sulmuan me sende të forta. Ngjarja nuk u zbardh, por ndaj tij do të rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftonte policia.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

28/10/2026

Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

28/10/2026

Protestuesit e Tiranës me lista të zeza si fashistët: Bojkotoni këto biznese…

28/10/2026

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

28/10/2026

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

28/10/2026

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

28/10/2026

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

28/10/2026

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

28/10/2026

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

28/10/2026

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

28/10/2026

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

28/10/2026

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

28/10/2026

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

28/10/2026

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

28/10/2026

Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve
  • BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.