AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

by Alb Times
28/10/2026
in Opinion
6
0
Nga gjykatë në gjobëvënëse…

Foto: Opinion

6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Për hir të argumentit, po supozoj se nesër Edi Rama, Sali Berisha dhe të gjitha partitë e sotme zhduken nga skena politike. Fundja një ditë ata do ikin. Por po e supozoj se ndodh tani. Studentët, pedagogët dhe arsimtarët që protestojnë kundër tyre shpallin fitoren e madhe politike.

Po pastaj?!

Shkolla u bë më e mirë?! Universitetet shqiptare filluan të prodhojnë dije dhe diploma me vlerë ndërkombëtare?! Studentët u bënë më të aftë dhe pedagogët më të zotë?! Apo të diplomuarit tanë do të shndërrohen brenda natës në elitën intelektuale të shoqërisë?!

E bëj këtë pyetje sepse, në gjithë këtë zhurmë politike, nuk kam dëgjuar asnjë plan serioz, madje as një kërkesë konkrete, se si duhet të ndryshojë arsimi shqiptar.

Një sistem që, për mendimin tim, nuk ka nevojë thjesht për reformim, por për t’u ndërtuar nga e para, sipas një modeli të qartë perëndimor, ku diploma është rezultat i dijes dhe jo zëvendësuese e saj.

Prej më shumë se 30 vjetësh, debati ynë për arsimin ka mbetur peng i abetares unike, diplomave të shpërndara kuturu, provimeve të shitura, notave të falura dhe doktoraturave të plagjiatuara. Kemi prodhuar tituj shkencorë pa shkencë, diploma pa aftësi dhe universitete që shpesh u ngjajnë më shumë fabrikave të certifikatave sesa institucioneve të dijes.

Ndërsa ne vazhdojmë të debatojmë për këto turpe të vjetra, në derën e arsimit ka hyrë revolucioni më i madh teknologjik i kohës sonë: inteligjenca artificiale.

Një revolucion që po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si prodhohet, transmetohet dhe përdoret dija. Që po vë në pikëpyetje metodat tradicionale të mësimdhënies, vlerën e shumë teksteve shkollore, përmbajtjen e disiplinave universitare dhe madje të ardhmen e disa profesioneve për të cilat universitetet tona vazhdojnë të japin diploma.

Bota po diskuton se çfarë duhet t’u mësojë fëmijëve në epokën e inteligjencës artificiale. Ne po diskutojmë se cilin politikan duhet të rrëzojnë studentët!

Tani, a mund të na thotë dikush se si zgjidhen këto sfida duke i braktisur ato për t’u marrë me politikë?!

Të kuptohemi. Çdokush ka të drejtë të protestojë. Studentët, pedagogët dhe arsimtarët kanë po aq të drejtë sa çdo qytetar tjetër të kërkojnë ndryshimin e qeverisë. Madje, nëse duan, edhe të bëhen vetë politikanë.

Por protesta politike nuk është reformë arsimore. Dhe rrëzimi i një qeverie, madjenas i gjithë kastës politike nuk është automatikisht diplomë cilësie për ata që e rrëzojnë.

Problemi im nuk është pse studentët merren me politikë. Problemi është pse ata që pretendojnë të përfaqësojnë dijen nuk kërkojnë me të njëjtën forcë ndryshimin e sistemit që duhet ta prodhojë atë.

Në fakt, pyetja e vërtetë është se çfarë po përgatitim për të ardhmen e këtij vendi.

Qytetarë të arsimuar, të aftë për të menduar në mënyrë kritike, për të krijuar dhe konkurruar në një botë që ndryshon me shpejtësi? Apo breza të tjerë diplomuarish që, në vend të dijes, ushqehen me produktet e algoritmeve të rrjeteve sociale, me propagandë, urrejtje dhe militantizëm?!

Ç’vlerë ka një diplomë universitare nëse zotëruesi i saj di të përsërisë një slogan politik, por nuk di të ndërtojë një argument racional?!

Jam dakord me të drejtën e studentëve për të protestuar, edhe pse protestuesit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht shumicën e studentëve. Jam dakord edhe me atë grusht pedagogësh që kanë zgjedhur të protestojnë kundër qeverisë.

Por dua të di çfarë kërkojnë të ndryshojnë në arsim. Cilin model universiteti propozojnë? Si do ta lidhin dijen me tregun e punës? Si do t’i japin fund inflacionit të diplomave dhe titujve shkencorë? Si do ta përshtatin mësimdhënien me inteligjencën artificiale? Përse një i ri duhet të vijojë të harxhojë 4+ vite jetë në universitete që si duhen as dreqit?! A ja vlen koha dhe investimi?!

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje, dhe po, bie dakord se kastane derisotme politike nuk i la dhënë.

Çdo bëjnë të rinjtë?! Kjo është pyetja.

Sepse deri tani, në vend të një lëvizjeje për dijen, shoh kryesisht një mobilizim për politikën. Dhe më keq akoma, shoh rrezikun që studentët të përdoren si mish për top i mbetjeve politike dhe si mburojë njerëzore e atyre që dhunën e shesin për revolucion.

Më vjen keq, por kjo nuk ka asnjë lidhje me përmirësimin e arsimit dhe aq më pak me të ardhmen e tij dhe të vendit.

Një vend nuk bëhet më i ditur vetëm pse studentët e tij rrëzojnë një qeveri. Bëhet më i ditur kur shkollat e tij prodhojnë njerëz që dinë të mendojnë edhe pa u treguar partitë se çfarë duhet të mendojnë.

Përndryshe, do të vazhdojmë të ndërrojmë qeveritë, të shumëfishojmë diplomat dhe të prodhojmë analfabetë me tituj shkencorë.

Dhe kjo është një humbje shumë më e madhe sesa humbja e çdo beteje politike.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

28/10/2026

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

28/10/2026

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

28/10/2026

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

28/10/2026

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

28/10/2026

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

28/10/2026

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

28/10/2026

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

28/10/2026

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

28/10/2026

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

28/10/2026

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

28/10/2026

Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

28/10/2026

Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

28/10/2026

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

28/10/2026

Protestuesit e Tiranës me lista të zeza si fashistët: Bojkotoni këto biznese…

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu
  • Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.