AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

by Alb Times
28/10/2026
in Opinion
6
0
Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

Foto: Opinion

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Altin Ketro

Le të supozojmë një skenar të tillë: Vuçiqi, me makinacione merrte 126 mandate, ndërkohë që e gjithë opozita serbe merrte 124. Organizatat që monitoronin zgjedhjet i shpallnin ato të manipuluara. Menjëherë studentët dhe gjithë populli opozitar ngriheshin në një kryengritje, duke e detyruar Vuçiqin të arratisej në Moskë.

Atëherë, po, ia vlente që edhe opozita shqiptare të frymëzohej nga ky shembull, duke gjetur argumentin, patjetër të drejtë, se për të rrëzuar autokratin Vuçiq në Serbi dhe “autokratin” Rama në Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër përveçse me kryengritje a revolucion, quajeni si të doni.

Por nuk ndodhi ajo që hamendësova. Lista e Studentëve serbë (pa studentë brenda) fitoi pastër dhe bindshëm, aq sa edhe vetë Vuçiqi e pranoi rezultatin brenda dy orësh nga mbyllja e procesit të votimit.

Menjëherë në opozitën shqiptare plasi një hare e madhe, a thua se kishin fituar vetë. Në fakt, duhet të ishin të dëshpëruar. Dhe ka dy arsye.

Së pari, organizimi i studentëve serbë nuk kishte lidhje me partitë politike tradicionale. Ata nuk u bënë bisht i tyre, përkundrazi, arritën ta detyronin opozitën të tërhiqej mënjanë dhe t’u besonte atyre drejtimin e betejës politike me Vuçiqin. Njësoj sikur PD-ja, Shehaj, Lapaj e Qori të “shkriheshin” e t’u jepnin besim studentëve, që këta të paraqiteshin në zgjedhje përballë Ramës me një listë pedagogësh, artistësh, sportistësh e përfaqësuesish të profesioneve të tjera, por pa politikanë. A mund ta imagjinoni një gjë të tillë? Ku i dihet, mbase e eksperimentojnë në zgjedhjet vendore. Kështu, edhe po humbën, të paktën do të kenë një justifikim!

Së dyti, fitorja e studentëve serbë nuk është domosdoshmërisht një lajm i mirë për shqiptarët. Lista e tyre mban qëndrime të qarta kundër pavarësisë së Kosovës, kundërshton anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe kërkon rishikimin e marrëveshjeve të arritura nga Vuçiqi me Prishtinën. Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me kundërshtarë të Vuçiqit, por me një forcë politike që për Kosovën mund të ndjekë një kurs edhe më të ashpër.

Në këto kushte, ngazëllimi i opozitës shqiptare do të ishte i kuptueshëm vetëm nëse ajo arrin të nxjerrë mësime nga mënyra se si u organizua Lista Studentore serbe, apo edhe nga përvoja e ish-opozitës hungareze që sot është në pushtet. Por kjo gjë kërkon më shumë sesa të duartrokasësh një fitore nga larg. Kërkon procese të brendshme reformuese, të dhimbshme, aq të dhimbshme sa kjo opozitë, në tërësinë e saj, nuk i ndërmerr dot kurrë.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

28/10/2026

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

28/10/2026

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

28/10/2026

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

28/10/2026

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

28/10/2026

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

28/10/2026

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

28/10/2026

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

28/10/2026

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

28/10/2026

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

28/10/2026

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

28/10/2026

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

28/10/2026

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

28/10/2026

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni
  • Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.