• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ish-ministri i Jashtëm serb: Si na sabotuan opozita dhe Kisha Ortodokse për njohjen e Kosovës

30/06/2025
in Botë
Ish-ministri i Jashtëm serb: Si na sabotuan opozita dhe Kisha Ortodokse për njohjen e Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës dhe të ndihmojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Interpolin. Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Drashkoviç u shpreh se ka qenë zëri i vetëm në Serbi që ka mbrojtur publikisht këtë qëndrim, duke sfiduar narrativat zyrtare dhe retorikën nacionaliste.

“Kam kërkuar që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, dhe që Serbia të anëtarësohet në NATO,” deklaroi ai, duke theksuar se pa përballje të ndershme me të kaluarën dhe pa njohjen e së vërtetës për Kosovën, Serbia nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve perëndimore.

Drashkoviç tha se në fillim të viteve 2010 kishte besuar se presidenti aktual, Aleksandar Vuçic, do ta udhëhiqte Serbinë drejt evropianizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ai kujtoi artikullin e Vuçiçit të botuar në Danas, ku ky i fundit kishte pranuar se “politika e viteve ’90 ishte e gabuar dhe e verbër.” Sipas tij, atëherë kishte besuar në një kthesë të sinqertë.

“Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, për normalizimin e raporteve me Kosovën. Por përpjekjet u sabotuan nga opozita dhe Kisha Ortodokse Serbe,” tha Drashkoviç. Ai përmendi se tre peshkopë të Kishës kishin organizuar një ceremoni përkujtimore për nënshkruesit e gjallë të marrëveshjes, ndërsa opozita e kishte sulmuar politikisht Vuçiçin në vend që ta mbështeste.

Ish-ministri tha se ka paralajmëruar prej kohësh se rruga që ka zgjedhur Serbia është e rrezikshme dhe e bazuar në mashtrime. “E kam paralajmëruar Vuçiçin të mos mashtrojë popullin me rrugë, spitale e shkolla, sepse nuk jetojmë vetëm me bukë, por edhe me frymë,” tha ai, duke shtuar se Serbia po përjeton një rënie të thellë morale dhe kulturore.

Në fund, Drashkoviç kritikoi ashpër retorikën ndaj qytetarëve që protestojnë në Serbi, duke thënë se “nga goja e vetë presidentit e deri te bashkëpunëtorët e tij, dëgjojmë se qytetarët që protestojnë janë ustashë, nazistë, plehra, spiunë të huaj. Kjo është rënia më e madhe e Serbisë.”

Për Drashkoviçin, përparimi i Serbisë kalon përmes njohjes së së vërtetës për Kosovën dhe pranimit të rrugës euroatlantike.

Më të lexuarat

  • Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sokol Topçiu kompani të re për të hequr “njollën”, merr 178 mijë euro nga Celibashi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është bjondia që ka trazuar Shtëpinë e Bardhë, udhëtime sekrete me Trump, letra dhe fundjavat e golfit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U kap në Palasë pasi dhunoi dhe kërcënoi partneren me armë, kush është “Visi i Garave”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin: Viktimat janë babë e bir!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas ‘Besës’, Rama prezanton ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!