• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

02/03/2026
in Botë
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Baza e Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, RAF, në Qipro ka qenë objekt i një sulmi të dyshuar me dron iranian gjatë natës, njoftuan presidenti i ishullit dhe Ministria britanike e Mbrojtjes. Kryeministri Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e saj për të sulmuar Iranin. “Të gjitha shërbimet kompetente të republikës janë në gatishmëri dhe në përgatitje të plotë operacionale,” tha presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, në një fjalim të hënën, duke shtuar se një mjet ajror pa pilot i tipit Shahed shkaktoi dëme të vogla kur u rrëzua në objektet ushtarake në orën 23:03. “Dua të jem i qartë, vendi ynë nuk merr pjesë në asnjë mënyrë dhe nuk ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”, tha ai.

Akrotiri, në jugperëndim të qytetit bregdetar Limassol, është një nga dy bazat që Mbretëria e Bashkuar ka mbajtur në ish-koloninë e saj që nga pavarësia në vitin 1960. Përveç objekteve ushtarake, aty jetojnë edhe familjet e personelit në shërbim.

Autoritetet e bazës këshilluan banorët pranë Akrotirit të qëndrojnë në strehim deri në njoftim të dytë pas një “goditjeje të dyshuar nga dronë”, duke shtuar se personeli jo thelbësor do të shpërndahet, ndërsa objektet e tjera britanike do të funksionojnë normalisht. Akrotiri, i vendosur në një gadishull katror në skajin jugor të Qipros, është përdorur më parë për operacione ushtarake në Irak, Siri dhe Jemen.

Sulmi herët në mëngjes i së hënës, i pari ndaj kësaj baze ushtarake, shënon një përshkallëzim të konfliktit, i cili ka hyrë në ditën e tretë. Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi sulmin, duke thënë se forcat e saj po menaxhonin një “situatë aktive”. “Mbrojtja e forcave tona në rajon është në nivelin më të lartë dhe baza ka reaguar për të mbrojtur njerëzit tanë,” tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë.

Nuk ishte menjëherë e qartë nga ishte lëshuar droni i dyshuar Shahed, i cili erdhi pasi Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmonte Uashingtonin në luftën kundër Iranit. Fillimisht, Londra kishte mohuar aksesin për shkak të shqetësimeve se mund të shkelte të drejtën ndërkombëtare.

Dy burime, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë agjencisë Reuters se bazat britanike kishin kapur një dron të dytë. Në reagimin ndaj sulmit me dron, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se blloku qëndron përkrah shteteve të tij anëtare përballë çdo kërcënimi. “Edhe pse Republika e Qipros nuk ishte objektiv, më lejoni të jem e qartë: ne qëndrojmë kolektivisht, me vendosmëri dhe pa mëdyshje me shtetet tona anëtare përballë çdo kërcënimi,” shkroi ajo në X.

Megjithëse bazat konsiderohen territor sovran britanik, vetë Qipro është anëtare e Bashkimit Europian dhe aktualisht mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, e cila është një nga institucionet legjislative të Unionit, bashkë me Parlamentin Europian.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!