AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

I vendosën tritol noteres/ Zbardhet dëshmia e dy të dyshuarve në gjykatë, njëri ndryshon qëndrim

by SHT Media
08/02/2024
in Kronikë
6
0
I vendosën tritol noteres/ Zbardhet dëshmia e dy të dyshuarve në gjykatë, njëri ndryshon qëndrim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan, të akuzuar si persona të cilët kanë vendosur lëndë plasëse në zyrën e noteres Esmeralda Dautit. Nga verifikimi i pamjeve filmike të Prokurorisë së Tiranës është fiksuar një motorr “T Max” dhe lëvizjet e tij nga zona e ish-Bllokut deri në zonën e Farkës, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pas vendosjes së eksplozivit. Katana ka implikuar gjatë dëshmisë së parë edhe shtetasin Real Zefi si bashkëpunëtor. Ndërkohë në seancën e kësaj të enjte, ai ka mohuar dëshminë e dhënë në Prokurori, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Korrado Katan: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”.

Ndërkohë Real Zefi përmes avokatit pranoi ligjshmërinë e ndalimit por jo vijimin e masës.

“Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.

Sipas organit të akuzës, personat e mësipërm dyshohet se janë paguar për të kryer veprimin, por nuk arrin dot deri në këtë fazë të provojë se nga kush apo në cilat rrethana. Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Masa ndaj Flamurajt do të caktohet veçmas për shkak të veprës penale të mbështetjes së autorëve në krim. Sipas policisë, 36-vjeçari përfshihet në ngjarje pasi Zefi e Katana kanë përdorur motorrin e tij për të lëvizur deri në zonën e Farkës, ndërsa nga aty, pasi e kanë hedhur mjetin në liqen, janë larguar me makinën tip “Audi” të Korrado Katanas.  Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 30.01.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”.   Të njëjtët shtetas janë të dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të ngjashme e ndodhur më 5 tetor të vitit të kaluar në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive, ngjarje po ashtu e dyshuar se ka ndodhur përkundrejt pagesës.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.