AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

I shkaktuan shtetit 100 mijë euro dëm: Zhdoganonin mallra kinezë me fatura të falsifikuara, e pësojnë 3 doganierë dhe 3 biznesmenë

by SHT Media
31/01/2024
in Kronikë
6
0
I shkaktuan shtetit 100 mijë euro dëm: Zhdoganonin mallra kinezë me fatura të falsifikuara, e pësojnë 3 doganierë dhe 3 biznesmenë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre biznesmenë dhe tre doganierë në Degës Doganore Fier janë akuzuar për zhdoganim të mallrave me origjinë nga Kina me fatura të falsifikuara, duke i shkaktuar shtetit dëm 100 mijë euro.

Ndaj tre biznesmenëve me iniciale M. K., S. P dhe A. B., dhe doganierëve me iniciale R. Sh., I. Y. dhe E. Gj. janë caktuar masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se biznesmenët, në periudha të ndryshme gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina.

Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit që bëhej nga 3 doganierët, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.

Sipas uniformave blu, 6 personat e akuzuar kanë kryer procedurën e zhdoganimit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10.016.364 lekë të rinj.

Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Procesi”. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit. Ekzekutohen masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 6 shtetas (3 doganierë dhe 3 biznesmenë).

Në kuadër të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Procesi”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas, të cilët në periudhën 2014-2016, dyshohet se kanë abuzuar me detyrën doganier në Degën Doganore Fier, konkretisht:

-R. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier);

-I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier;

-E. Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas (biznesmenë):

-M. K., 70 vjeç, banues në Berat;

-A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë;

-S. P., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit M. K., S. P dhe A. B., në periudha të ndryshme, gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina.

Procedurat e zhdoganimit janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëve, shtetasve R. Sh., I. Y. dhe E. Gj. Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.

Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur
  • Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh
  • “Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.