• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I ofroi 50 mijë euro Laert Haxhiut për vrasjen e Albi Bashaliut, ekstradimi i Lorenc Lalës në fokusin e medias britanike

22/06/2025
in Kronikë
I ofroi 50 mijë euro Laert Haxhiut për vrasjen e Albi Bashaliut, ekstradimi i Lorenc Lalës në fokusin e medias britanike

Personi në foto është Lorenc Lala, pak ditë pas prangosjes në Londër me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

Arrestimi i tij në Londër si i kërkuar i drejtësisë shqiptare pasqyrohet këtë të diel në gazetën Sunday Telegraph.

“I dyshuari në konspiracionin për vrasje në Shqipëri ka jetuar për katër vite në Britaninë e Madhe” është titulli kësaj gazete ku tregohet se si Lala pagoi 50.000 euro për vrasjen e Albi Bashaliut në 2021.

“Gjenerata e re e kriminelëve shqiptarë të përfshirë në krim të organizuar të cilët kërkohen nga drejtësia në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Gjermani futen ilegalisht në Angli me kamionë dhe e përdorin si vend fshehje për të shmangur urdhër arrestet”, citohet në shkrim një ekspert për çështjet e krimit të organizuar.

Chris Philip ministri hije i opozitës konservatore, ka dhënë një koment për arrestimin e Lorenc Lalës ku ka deklaruar se “Britania e Madhe nuk mund të kthehet në një parajsë për fshehjen e të tillë kriminelëve të rrezikshëm”.

Ai ka shprehur shqetësimin se Lorenc Lala mbase do të përdorë ligjin e të drejtave të njeriut për mos tu ekstraduar.

Rroli Lorenc Lalës në vrasjen e Albi Bashaliut duke i paguar 50.000 euro Laert Haxhiu u mësua pasi Artan Tafani pranoi të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë duke dhënë dëshmi përpara prokurorëve në Elbasan, e më pas në Gjykatën e Posaçme në Tiranë GJKKO.

Kreshnik Ajazi numri një i prokurorisë së Elbasanit që ka hetuar vrasjen e Bashaliut në një prononcim për Sanday Telegraph është shprehur se “ne e zbardhëm këtë vrasje dhe disa të tjerë pasi një anëtar i këtij grupi kriminal pranoii të bashkëpunojë”.

“Arrestimi i Lorenc Lalës dhe potencialisht ekstradimi në Shqipëri është një sukses i madh në vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer mes autoriteteve tona për çështje të tilla kriminale” është shprehur ai.

Lorenc Lala u indentifikua nga Interpol Tirana, se prej vrasjes të Albi Bashaliut fshihej në Angli.

Katër vite më pas nga kjo vrasje në fshatin Gjocaj të Peqinit, Policia Metropolitane e Londrës, prangosi 47 vjeçarin Lala.

Ai doli përpara gjykatës të ekstradimeve më 19 Qershor duke u lënë në paraburgim, deri në seancën gjyqësore të radhës caktuar më 25 Qershor./ Top Channel

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!