• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

24/01/2026
in Kronikë
I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë
Shpërndaje me miqtë

Tre punonjës të Policisë së Shtetit në Stacionin e Policisë Orikum janë vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohen se kanë kërkuar dhe marrë 270 mijë lekë ryshfet nga një qytetar, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale. 

Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Vlorë–Gjirokastër ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). 

Masat e sigurisë janë caktuar ndaj: 

-D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; 

-A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum; 

-A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë të njëjtit stacion policie. 

AMP bën me dije se tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal. 

“Sipas hetimeve, këta punonjës policie, në muajin shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet në njoftimin e AMP-së. 

Hetimi për këtë çështje ka zgjatur disa muaj dhe është zhvilluar me metoda speciale hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas AMP, gjatë hetimit është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe në shpërdorim të detyrës. 

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. 

Në përfundim të njoftimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në radhët e strukturave ligjzbatuese. AMP u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e institucioneve të sigurisë, përmes numrit të gjelbër 0800 9090, email-it ankesa@amp.gov.al 

, WhatsApp-it 069 41 51 511, ose aplikacionit “Agjencia Digjitale”, i disponueshëm në Play Store dhe App Store. 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

    Irani hap Ngushticën e Hormuzit. Trump: Një ditë e madhe për botën. Ulet çmimi i naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e opozitës, 11 të arrestuar dhe 22 të shoqëruar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bordi i Transparencës ul naftën me 13 lekë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai: Përtoj të ngrihem

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!