• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

31/01/2026
in Botë
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

Ish-ministri i Jashtëm i Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ë Spitalin Penal Hamilton Agostinho, më 23 janar të këtij viti. 

Blacker Miller ishte në paraburgim të autoriteteve braziliane pasi u arrestua në dhjetor me urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit, në përgjigje të një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shqipëria, një vend që i kërkonte atij të përgjigjej për një mashtrim të dyshuar financiar, raporton Info Bae. 

Ekipi ligjor i ish-ministrit kishte raportuar vazhdimisht gjendjen e tij delikate shëndetësore, duke deklaruar se ai vuante nga një trombozë serioze dhe kërkuan revokimin e arrestit të tij në mënyrë që të mund të merrte kujdes mjekësor në shtëpi . Ata e paraqitën kërkesën tri herë dhe këmbëngulën që Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendoste për këtë çështje, pa marrë një përgjigje të favorshme. 

Ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Tiranës në maj 2017, vendim i konfirmuar nga Apeli në nëntor 2018 dhe më pas nga Gjykata e Lartë në nëntor 2023, duke e bërë vendimin përfundimtar. Çështja lidhet me marrëveshje biznesi të viteve 2012 – 2013, kur Blecker Miller regjistroi në Shqipëri kompaninë “Apollon Investment” dhe u premtoi dy biznesmenëve shqiptarë, Iljaz Fisheku dhe Arben Shuaipi, investime të mëdha në projekte përpunimi mbetjesh dhe tregtimi hidrokarburesh. 

Sipas hetimeve, ai mori mbi 170 mijë euro prej tyre, pa realizuar investimet e premtuara. Pas denoncimit penal të bërë në vitin 2014 nga dy biznesmenët, hetimet çuan në dënimin e ish-ministrit peruan, i cili tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. 

Ai ka qenë Ministër i Jashtëm në vitin 1992, kur Alberto Fujimori udhëhoqi një “grusht shteti” për marrjen e pushtetit në Peru. Blecker-Miller u akuzua së bashku me 10 kolegë të tij ministra si pjesëmarrës në atë grusht shteti. Por, deri në vitin 2009, të gjithë të akuzuarit ishin liruar nga akuzat. Prej vitit 2002, Blecker-Miller kishte jetuar lirisht në Shtetet e Bashkuara, ku ishte shndërruar në biznesmen. 

Ardhja e tij në Shqipëri 

Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta. 

Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte ndikuar për lirimin e ish-politikanit të lartë peruan, pasi “bashkë po kryejnë një biznes për përpunimin e mbetjeve në Fier”.. 

Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve. 

Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”. 

 

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!