AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Hakerat vjedhin qeverinë bullgare, sulm kibernetik për 5 vite, marrin miliona dokumente zyrtare!

by Alb Times
18/11/2026
in Botë
6
0
Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bullgaria ka arritur të ndërpresë një operacion të gjatë kibernetik spiunazhi që kishte shënjestruar administratën shtetërore, pasi grupe ndërkombëtare hakerësh kishin ruajtur akses të fshehtë në sistemet informatike të institucioneve qeveritare për gati pesë vjet, nga viti 2021 deri në gusht të vitit 2026.

Rasti u bë publik nga ministri bullgar i Inovacionit dhe Transformimit Digjital, Ivan Vasilev, pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.

Sipas hetimeve, hakerët kishin nxjerrë të paktën 130 gigabajt dokumente qeveritare, ekuivalente me më shumë se 62 milionë faqe, ndërsa monitoronin shkëmbimin e informacionit mes institucioneve shtetërore.

“Objektivat e sulmeve kibernetike ishin sistemet e shkëmbimit të dokumenteve qeveritare. Deri më tani, nuk janë gjetur prova se të dhënat personale të qytetarëve bullgarë janë komprometuar”, deklaroi Vasilev. Ndërhyrja u zbulua në gusht, përmes sistemit të ri kombëtar të monitorimit të sigurisë kibernetike të Bullgarisë, i cili për herë të parë mundëson një pasqyrë të plotë të aktivitetit në rrjetet qeveritare.

Pas zbulimit, u krijua një grup ndërinstitucional, ku përfshiheshin Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare shërbimet civile dhe ushtarake të inteligjencës, si dhe institucione të tjera. Në hetim dhe në reagimin ndaj sulmit ndihmuan edhe partnerë ndërkombëtarë. Vasilev bëri të ditur se autoritetet kishin përfunduar të tria fazat e planit të reagimit: vlerësimin e përmasave të ndërhyrjes, izolimin e sistemeve të komprometuara dhe largimin përfundimtar të hakerëve nga rrjetet qeveritare.

Sipas tij, operacioni përfshinte grupe ndërkombëtare hakerësh, aktiviteti i të cilave ishte gjurmuar në disa vende të botës. Megjithatë, hetuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse këto grupe vepronin në mënyrë të pavarur, si pjesë e një rrjeti të koordinuar apo në emër të qeverive të huaja ose agjencive të inteligjencës.

Qëllimi i operacionit të spiunazhit mbetet i paqartë, ndërsa ministri pranoi se nuk kishte informacion mbi mënyrën se si hakerët i kishin përdorur dokumentet e vjedhura. Autoritetet kanë nisur gjithashtu një hetim të brendshëm në institucionet e prekura, për të përcaktuar se si ndërhyrja kishte mbetur e pazbuluar për gati pesë vjet ndersa ceshtja eshte referuar ne prokurori.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.