AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

by Alb Times
18/11/2026
in Botë
6
0
Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet greke të sigurisë janë vendosur në gjendje gatishmërie pas zbulimit se një rrjet kriminal nga Irani po planifikonte të godiste objektiva në Greqi. Sipas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, objektivi i sulmit ishte një drejtues i një kompanie izraelite, ndërsa rolin qendror në ngritjen e rrjetit që do të ekzekutonte planin e luajti shtetasi iranian Endris Mavaneh.

Ky person kishte lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet inteligjente iraniane dhe dyshohet se është ai që dha urdhrin për ekzekutimin. Sipas të dhënave të mbledhura nga hetuesit, Mavaneh ia ngarkoi rekrutimin e vrasësve bashkëkombësit të tij, Naji Sharifi Zidashti, një person i kërkuar nga FBI-ja, i cili identifikoi dhe organizoi grupin në Shkup dhe Kumanovë.

Informacionet kyçe që çuan në prangosjen e të dyshuarve iu përcollën autoriteteve në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut nga shërbimi sekret izraelit, Mossad. Ky operacion u zhvillua në një kohë kur zyrtarët izraelitë të sigurisë paralajmërojnë se Teherani po shton përpjekjet për të kryer sulme kundër objektivave izraelite jashtë Lindjes së Mesme, duke e konsideruar të hapur përballjen me Izraelin.

Sipas të dhënave hetimore, anëtarët e grupit po përpiqeshin të hynin në territorin grek për t’iu afruar objektivit dhe për të zbatuar atentatin. Njëri prej tyre u lokalizua në Greqi, u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa një i dytë tentoi të hynte nga Turqia, por iu refuzua hyrja nga autoritetet kufitare greke dhe u kthye mbrapsht.

Komploti terrorist u parandalua falë bashkëpunimit mes shërbimeve të sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shërbimit Informativ Grek (EYP). Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) të Maqedonisë së Veriut, Bojan Hristovski, deklaroi se ky rast konfirmon praktikën e shërbimeve iraniane për të rekrutuar rrjete kriminale në vende të treta, me qëllim fshehjen e përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë.

Në këtë rast, Mavaneh dhe bashkëpunëtori i tij Zidashti dyshohet se rekrutuan gjashtë persona të moshës 29 deri në 73 vjeç nga Shkupi dhe Kumanova, të gjithë me precedentë në krimin e organizuar. Të gjashtë personat kishin marrë përsipër ekzekutimin e kontratës dhe ishin takuar me Mavaneh si në Iran, ashtu edhe në vende të tjera. Deri më tani, katër persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut gjatë një operacioni ku morën pjesë edhe efektivët e njësisë speciale antiterroriste “Tiger”.4

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.