AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

by Alb Times
18/11/2026
in Botë
6
0
Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Jay Clayton, deklaroi të mërkurën se ndërprerjet e njëpasnjëshme të sistemeve kritike gjatë javës së fundit nuk kanë qenë rezultat i një sulmi të koordinuar kibernetik apo i ndërhyrjes së një shteti të huaj.

Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Clayton tha se, pas verifikimeve, është arritur në përfundimin se bëhet fjalë për defekte të ndara teknike, të lidhura me mirëmbajtjen dhe ndryshimet në sisteme.

Ai pranoi se koha e njëpasnjëshme e këtyre incidenteve ngre pikëpyetje dhe se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime. Megjithatë, sipas tij, deri tani nuk ka prova që ato të kenë qenë pjesë e një sulmi të organizuar.

Clayton paralajmëroi gjithashtu se kërcënimet nga Irani janë rritur ndjeshëm, por nuk i lidhi ato me ndërprerjet e fundit të sistemeve amerikane.

Gjatë ditëve të fundit, probleme teknike janë regjistruar në disa sektorë të rëndësishëm, përfshirë transportin ajror, shërbimet e Microsoft, rrjetin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), sistemet bankare të JPMorgan Chase dhe shërbimet e Apple, si iCloud dhe Apple Pay. Ndërprerje pati edhe në sistemet e United Airlines, duke shkaktuar vonesa në rreth 150 fluturime.

Administrata e presidentit Donald Trump është përballur me kritika për mënyrën se si ka menaxhuar situatën dhe për mungesën e një shpjegimi të unifikuar. Disa ligjvënës republikanë kanë kërkuar më shumë transparencë për shkaqet e problemeve, ndërsa Trump i minimizoi shqetësimet të martën, duke deklaruar se situata ishte “në rregull”.

Në seancën dëgjimore, demokrati Bennie Thompson kritikoi sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, për udhëtimin me avion privat drejt një ndeshjeje futbolli në fundjavë, në një kohë kur transporti ajror në vend po përballej me ndërprerje.

Mullin mbrojti reagimin e administratës, duke e cilësuar menaxhimin e ndalimit të fluturimeve si një sukses, pasi mijëra avionë arritën të uleshin në mënyrë të sigurt përpara se udhëtimet të rifillonin. Ai tha se ndryshimi i planeve të tij mund të kishte krijuar përshtypjen se udhëtimi ajror nuk ishte i sigurt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fluturimeve u shkaktua nga instalimi i një ruteri në Arkansas. Ky ishte ndërprerja më e gjatë e transportit ajror në SHBA që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, komentoi incidentet nga Manila, duke i cilësuar ato si shqetësuese, por të palidhura me njëra-tjetrën. Ai theksoi se nuk ka asnjë provë që problemet të jenë shkaktuar nga persona apo grupe me qëllime keqdashëse.

Ndërkohë, ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale po u jep hakerave mundësi të reja për të kryer sulme të shumta në të njëjtën kohë, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e sistemeve teknologjike.

Tags: BotaKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.