AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjykata amerikane merr vendimin: Google shkeli ligjin me monopolin mbi kërkimet në internet

by SHT Media
06/08/2024
in Botë
6
0
Gjykata amerikane merr vendimin: Google shkeli ligjin me monopolin mbi kërkimet në internet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se kompania Google shkeli ligjin kur mbajti monopolin mbi kërkimet në internet, duke shtypur konkurrencën dhe tkurrur inovacionin. Vendimi ka gjasa të ketë pasoja të jashtëzakonshme për internetin dhe të paralizojë një nga kompanitë më të njohura në botë. Gjykatësi i qarkut të Uashingtonit, Amit Mehta e mori atë një vit pasi Departamenti i Drejtësisë paditi kompaninë Google në përballjen më të madhe antitrust në Shtetet e Bashkuara që prej një çerek shekulli.

“Pasi shqyrtoi dhe peshoi me kujdes dëshminë dhe provat, gjykata arrin në përfundimin e mëposhtëm: Google është një (kompani) monopoliste dhe ka vepruar si e tillë për të ruajtur monopolin e vet”, shkruan gjykatësi Mehta në vendimin e tij prej 277 faqesh.

Ai tha se dominimi i Google në tregun e kërkimit në internet, është dëshmi e monopolit të saj. Google “kontrollon 89.2% të tregut për shërbimet e kërkimit të përgjithshëm, një shifër që shkon në 94.9% në pajisjet celulare”, thuhet në vendimin që përbën një humbje madhore për Google dhe kompaninë ombrellë të tij, Alphabet Inc., e cila kishte argumentuar me forcë se popullariteti i motorit të saj të kërkimit buronte nga kërkesa e madhe e konsumatorëve për ta përdorur atë, falë cilësisë së lartë, që “e ka kthyer në sinonim të kërkimit në internet”.

Motori i kërkimit i Google aktualisht përpunon rreth 8.5 miliardë pyetje në ditë në mbarë botën, pothuajse dyfishi i vëllimit të tij ditor krahasuar me 12 vjet më parë, sipas një studimi të fundit të publikuar nga firma e investimeve BOND.

Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale, tha se kompania synon ta apelojë vendimin e gjykatësit e Mehta: “Ky vendim e konfirmon se Google ofron motorin më të mirë të kërkimit, por arrin në përfundimin se ne nuk duhet të lejohemi ta bëjmë atë lehtësisht të disponueshme”.

Tani për tani, vendimi u jep të drejtë rregullatorëve antitrust në Departamentin e Drejtësisë, i cili ngriti padinë gati katër vjet më parë, ndërsa Donald Trump ishte ende president, dhe ka përshkallëzuar përpjekjet për të frenuar kontrollin e firmave të mëdha të teknologjisë gjatë administratës së Presidentit Joe Biden. “Kjo fitore kundër Google është një fitore historike për popullin amerikan”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. “Asnjë kompani – pavarësisht sa e madhe apo me ndikim – nuk është mbi ligjin. Departamenti i Drejtësisë do të vazhdojë të zbatojë me forcë ligjet antitrust.”./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.