AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

by SHT Media
24/02/2026
in Kronikë
6
0
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Tirana mund të udhetoni drejt drejt Korçës përmes rruges Tiranë–Elbasan–Gramsh–Moglicë–Lozhan–Maliq–Korçë.

Distanca totale është 210 kilometra, ndërsa koha e udhëtimit llogaritet mesatarisht 4-5 orë. Nga Tirana ne Elbasan eshte autostrade, me tej drejt Gramshit vijon rruga kombetare pa problematika. Ndersa pjesa më e vështirë e itinerarit nis nga Gramshi drejt Moglicës dhe Lozhanit.

Ky është segment malor, me kthesa të forta, pjerrësi dhe ngushtica. Gjatë dimrit ka rrezik për ngrica, çka e bën qarkullimin më të vështirë. Nga Maliqi drejt Korçës, terreni bëhet fushor dhe drejtimi i mjetit më i lehtë. Policia rekomandon kujdes të shtuar, pasi në disa pjesë rruga ka pesuar demtime dhe ka vetem nje korsi.

Për udhëtarët rrugët alternative janë kthyer në stres. Disa prej tyre të cilët i tkuam ne terminalin lindor të Tiranës thanë për Report Tv se rruga e Gramshit është jashtë çdo lloj standarti.

“Si më shkoj rruga?! Si mos më keq. 6-7 orë dhe mezi arritëm. Nuk e bëj çdo ditë sot ishte hera e parë. Nuk e di taman rrugën nga erdhëm, por nga Gramshi. Maliqi-Plozhan dhe më pas Moglicë. Rrugë mali shumë e keqe, copë-copë, pa standarte e mbuluar me ujë.”

 “Rruga pasi kalon Pogradecin është e prishur, e prishur. Shumë vonon ajo rrugë për të ardhur.”

Një tjetër alternativë për të shmangur segmentin e bllokuar është devijimi në Librazhd. Itinerari nis nga Tirana drejt Elbasanit dhe më pas vijon drejt Librazhdit deri në afërsi të fshatit Dragostunjë.

Aty ku ka ndodhur shembja drejtuesit e mjeteve devijojnë nga aksi kryesor dhe ngjiten në kete rrugë malore që kalon përmes fshatit Spathar, drejt Dardhës. Kjo eshte rruge fshati tejet e veshtire, me cakull, me kthesa të forta, pjerrësi, ku qarkullimi kërkon kujdes maksimal. Pas kalimit të zonës malore, zbritja bëhet në Hotolisht, ku automjetet lidhen sërish me rrugën nacionale dhe vijojnë drejt Përrenjasit, Pogradecit e Korçës.

Një rruge alternative për të udhëtuar nga Tirana drejt Korçës është aksi jugor që kalon përmes Durrësit, Fierit, Tepelenës dhe më pas vijon në drejtim të Këlcyrës, Përmetit, Leskovikut, Ersekës dhe Korçës.

Nga Tirana deri tek Ura e Leklit ne Tepelene, distanca është rreth 220 kilometra. Ndersa, nga ura e Leklit, itinerari vijon përmes Këlcyrës, Përmetit, Çarçovës, Leskovikut dhe Ersekës për të mbërritur në Korçë. Ky segment është i veshtire me kthesa te forta dhe malore.

“Kaos total! Kjo është e rrugë e gjatë, ka shpenzime dhe mundim. Është rrit kostoja për biznesin”, tha një drejtues mjeti, teksa i bën thirrje shtetit të ndërhyjë sa më shpejt.

Distanca totale nga Tirana deri në Korçë përmes këtij aksi arrin në 360 kilometra, ndërsa koha e plotë e udhëtimit shkon në 8 orë, në varësi të trafikut dhe kushteve te motit.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi ka fluks normal, megjithatë problematika kryesore lidhet me mjetet e tonazhit të rëndë. Dy urat historike në këtë segment, ajo e Dragotit dhe e Leklit, të ndërtuara në vitin 1936, kanë kapacitet deri në 20 tonë. Për këtë arsye, është kërkuar vendosja e postblloqeve për të ndaluar kalimin e trajlerave.

Ky itinerar mbetet aktualisht një nga alternativat kryesore për të lidhur kryeqytetin me juglindjen e vendit, megjithëse me kosto më të lartë dhe dyfshin e kohes krahasuar me rrugën që u shemb dhe që është jashte funksionit prej 4 ditësh.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.