AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gjermania prezanton planin e riarmatimit prej 355 miliardë euro. Ja si do të modernizohet deri në 2040

by SHT Media
21/08/2025
in Botë
6
0
Gjermania prezanton planin e riarmatimit prej 355 miliardë euro. Ja si do të modernizohet deri në 2040
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, Gjermania ka prezantuar një plan ambicioz për të forcuar forcat e saj të armatosura me një investim rekord prej 355 miliardë eurosh përgjatë 15 viteve të ardhshme.

Plani parashikon rritje graduale të shpenzimeve duke hequr kufizimin kushtetues mbi borxhin për të përshpejtuar modernizimin ushtarak.

Fokusi është përqendruar në komunikimet satelitore (13.3 mld €), sistemet e telekomunikacionit (15.9 mld €), automjetet luftarake (20.8 mld €), pajisje për trupat (20.9 mld €), rinovimin e flotës ajrore dhe raketore (34.2 mld €), anijet dhe nëndetëset (36.6 mld €), tanket dhe automjetet luftarake (52.5 mld €), si dhe një shumë të madhe prej 70.3 miliardë eurosh për artileri, mortaja, municione dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

InsideOver shkrun se këto shpenzime përfaqësojnë një kthesë historike në qëndrimin ushtarak të Gjermanisë dhe tregojnë synimin për të marrë më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e Evropës.

Sipas portalit gjerman Hartpunkt, Gjermani synon të shpenzojë deri në 52 miliardë euro në vit vetëm për blerje pajisjesh ushtarake, më shumë se gjysma e shpenzimeve aktuale totale të mbrojtjes.

Kjo rritje masive është pjesë e një strategjie afatgjatë për fuqizimin e Bundeswehr-it, ku përfshihen projekte të mëdha si:

– Iniciativa Evropiane e Mburojës së Qiellit (ESSI) për një sistem mbrojtës kundërajror kontinental,

– Prodhimi i avionëve luftarakë F-35 në Gjermani për forcat ajrore (Luftwaffe),

– Projekti i tankut Panther në bashkëpunim me Italinë dhe sipërmarrjen Rheinmetall-Leonardo,

– Sistemi i ri raketor Deep Precision Strike në bashkëpunim me Britaninë.

Shpenzimet do të plotësojnë boshllëqet që nuk janë mbuluar ende nga Fondi Special i mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh, i miratuar nga kancelari Scholz në 2022. Kjo tregon një angazhim të qartë për rritjen e rolit të Gjermanisë në sigurinë evropiane dhe globale.

Gjermania po përfshihet në një projekt afatgjatë që përfshin si ringritjen ushtarake të vendit, ashtu edhe rigjallërimin industrial duke ndërtuar një strategji ambicioze që shkon përtej shifrave të ftohta buxhetore.

Kancelari Friedrich Merz synon që dekada e viteve 2030 të jetë periudha kur Bundeswehri të rikthehet si një forcë kyçe në skenën globale, duke e vendosur Gjermaninë ndër pesë fuqitë kryesore ushtarake në botë.

Në sfond është një vizion gjeopolitik që e konsideron Evropën gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve, veçanërisht përballë agresionit rus dhe pasigurive në mbështetjen amerikane për sigurinë kontinentale.

Në këtë kontekst, Gjermania jo vetëm që po rrit ndjeshëm kapacitetin e saj ushtarak, por po e lidh këtë proces me industrinë vendase – duke e paraqitur riarmatosjen si një plan keynesian për të stimuluar ekonominë dhe për të përforcuar kapacitetin teknologjik e prodhues të vendit.

Topi tani kalon në fushën e ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili pritet të udhëheqë zbatimin e nismës më ambicioze të riarmatimit në historinë e Gjermanisë moderne.

Plani parashikon autorizime angazhimi me vlerë rreth 325 miliardë euro për periudhën 2027–2041, që do t’i lejojnë ministrisë të lidhet me kontrata shumëvjeçare për blerjen e tankeve, avionëve dhe anijeve luftarake.

Pistorius, i quajtur shpesh “skifteri” i politikës gjermane të mbrojtjes, ka qenë i qartë në kërkesën e tij ndaj industrisë që të përgatitet për këtë sfidë të madhe.

Për të përshpejtuar realizimin e programeve, ministria do të sigurojë sektorin industrial përmes kontratave të qarta dhe parashikueshmërisë financiare – faktorë kyç për një industri që ka vuajtur nga pasiguria.

Megjithatë, pengesat janë reale: nga mungesa e çelikut, tek ruajtja e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe menaxhimi i furnizimeve e logjistikës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

06/11/2026

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

06/11/2026

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

06/11/2026

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

06/11/2026

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

06/11/2026

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

06/11/2026

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

06/11/2026

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

06/11/2026

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

06/11/2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

06/11/2026

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

06/11/2026

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

06/11/2026

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

06/11/2026

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

06/11/2026

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!
  • Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.