AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati! Avokatja: Kemi të bëjmë me një të mitur…!

by SHT Media
19/04/2024
in Kronikë
6
0
Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati! Avokatja: Kemi të bëjmë me një të mitur…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit, Rexhep Gjuni dhe vëllait të gjyshes, Arben Selaj, e cila është shpallur në kërkim, pasi që nga e shtuna ka marrë pa të drejtë nipin e saj nga e ëma.

Pas çasteve të para, gjyqtarja e seancës vendosi zhvillimin e saj me dyer të mbyllura.

Avokatja Arta Gecaj tha për mediat se prokuroria do vazhdojë hetimet, ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë të ditur asnjë detaj në lidhje me çësthjen, sepse kemi të bëjmë me një të mitur.

‘U mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Është marrë në vendim. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur, nuk mund të thuhet asgjë sepse është sekret hetimor. Tani do vazhdojë prokuroria hetimet. Është vendos ajo që ishte “Arrest me burg” nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të thuhet asgjë më shumë se kaq”, tha ajo.

Nëna ka bërë apel mes lotësh vjehrrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme. Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo thotë se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.

Duke qenë se çështja konsiderohet tejet e ndjeshme për shkak të ngjarjeve në familjen Gjuni, që në shkurt të vitit 2023 humbi njërin nga dy djemtë, policia është treguar e kujdesshme në trajtimin e rastit, ndërkohë që nëna tejet e dëshpëruar pret të marrë në krah fëmijën e saj. Ile Gjuni thotë për TCH se nuk ka dijeni ku mund ta ketë çuar dhe lutet që fëmija të jetë mirë, në shëndet të plotë dhe t’i kthehet sa më parë.

Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit.

Gjykata e Durrësit ka caktuar:

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
4. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.