AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Forma neobolshevike”/ Ndreca akuzon Vokshin: Jo kthimit të Komisionit hetimor si ilaç për epshet e ‘Byrosë Politike’

by SHT Media
02/04/2024
in Politikë
6
0
“Forma neobolshevike”/ Ndreca akuzon Vokshin: Jo kthimit të Komisionit hetimor si ilaç për epshet e ‘Byrosë Politike’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist Plarent Ndreca, numri dy i komisionit hetimor për Shëndetësinë, ka akuzuar kryetaren Albana Vokshi se e ka kthyer mbledhjen e komisionit, në tallava mediatike.

Në një status në rrjetet sociale, Ndreca thekson se nuk do të lejohet që komisioni të kthehet në një “tallava për të shfryrë epshet e byrosë politike.

Postimi i Plarent Ndrecës

I keqardhur konstatoj se kolegët opozitar harrojnë që OPINIONI PUBLIK është i interesuar për të VËRTETËN dhe asgjë përtej së VËRTETËS.

Komisionet Hetimore e theksoj për të disatën herë, nuk janë banaqe mediatike apo studio televizive, por struktura të përkohshme parlamentare, që kanë për themel zbatimin e Kushtetutës.

Ndaj opinioni publik, për efekt transparence, duhet të di që:

1. Vijon në mënyrë konstante sjellja antikushtetuese e kryetares së komisionit dhe anëtareve përfaqësues të opozitës, duke tentuar devijimin e proçesit nga procedurat ligjore të funksionimit të komisionit dhe imponimit të vendimarrjeve ndaj anëtarëve të shumicës.

2. Ka sjellje të përsëritura në shkelje të plotë të etikës nga anëtarët e opozitës në komision, duke dëshmuar nxitimin e tyre jo drejt të vërtetës, që është objekt i punës së komisionit, por drejt përfitimit të aksioneve partiake, që nuk kanë asnjë lidhje me punën e komisionit.

3. Shkeljet e kryetares së komisionit në drejtim të komisionit shkojnë në pikën, që nuk respekton as rendin e ditës së njoftuar prej vetë asaj. Madje, pavarësisht se kishte vendosur në tavolinë si pikë të rendit të ditës miratimin e datës së mbledhjes së rradhës, në shkelje të plotë të detyrës së saj, nuk lejoi vendimarrjen e komisionit, por e mbylli mbledhjen në mënyrë të njëanshme dhe njoftoj një datë të pamiratuar nga ana e komisionit.

4. Vijon në mënyrë konstante shfaqja e konkluzioneve për produktin e komisionit, akoma pa filluar hetimi nga ana e këtij komisioni, duke dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm paragjykimin e plotë të punës së këtij komisioni, por edhe duke zhvlerësuar më tej çfarëdo veprimi apo vendimarrje të komisionit.

5. Kolegët e opozitës akoma nuk kanë kuptuar, ose nuk kanë dëshirë të kuptojnë, që, ashtu siç thotë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, opozita ka të drejtën e iniciativës hetimore, por jo përgjegjësinë për procedurën hetimore dhe për rezultatet e hetimit. Kjo është përgjegjësi e komisionit hetimor të ngritur për këtë çështje. Nëse kushtetutëbërësi do kishte vlerësuar së mendimet e opozitës për fenomene të caktuara qeverisëse e jo vetëm, do ishin të barazvlefshme me vendimarrjet e një strukture te posacme hetimore, nuk do kishte arsye pse ta parashikonte këtë instrument kushtetues.

6. Koha kur puna e komisioneve hetimore kthehet në mbledhje “tallava” për të shfryrë epshet e “byrosë politike” dhe ku parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës shkelen me këmbë në forma neobolshevike të tipit “enver-kadri”, ka përfunduar.

Një komision hetimor në institucionin më të lartë të Republikës, duhet të jetë shembulli i respektimit të shtetit të së drejtës, parimeve kushtetuese dhe posaçërisht atij të “procesit të rregullt ligjor”, mbi bazën e të cilit ndërtohet një proces i drejtë i paparagjykuar dhe që krijon premisat për nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Pa “proces të rregullt ligjor”, e drejta nuk ekziston dhe e vërteta është e deformuar. Detyra thelbësore e komisionit është pikërisht kjo, të ndërtojë proçes. Nëse ndërtohet proçes i drejtë, provat dhe faktet flasin vetë./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

17/09/2026

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit
  • “Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.