AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

by SHT Media
17/09/2026
in Opinion
6
0
Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i sotëm i Hagës ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është i rëndë dhe tronditës për Kosovën.

Bota shqiptare e përjeton atë si një goditje pas shpine nga një gjykatë e kontrolluar nga Perëndimi ndaj atyre që ajo i ka vendosur në piedestalin e historisë së saj si çlirimtarë të Kosovës.

Dhe zemërimi është i natyrshëm. Edhe teprimi, banaliteti dhe ndoshta thirrjet e dhunshme janë të shpjegueshme.

Një shoqëri e përgatitur për një fitore në Gjykatën e Hagës tani po reagon e çoroditur dhe si e pashpresë përballë këtij vendimi.

Çfarëdo që të ndodhë sot e tutje për ta, edhe në u dënofshin me 81 vjet, edhe në u lirofshin nga Apeli dhe të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë, ajo që ata kanë bërë për Kosovën dhe për veten e tyre nuk përsëritet më dhe askush nuk mund t’i zbresë nga ai piedestal.

Ndaj çdo reagim ekstrem, që dëmton sot shtetin e Kosovës me arsyetimin se po mbron historinë e heronjve të saj, u bën më shumë dëm heronjve të Kosovës, i bën më shumë dëm Hashim Thaçit dhe shokëve të vet.

Ata që pranuan të dilnin në mal dhe të vdisnin për Kosovën, e bënë që të kishin një shtet të Kosovës dhe ia arritën. Ndaj tani çdo përpjekje për të dëmtuar shtetin në emër të lirisë së tyre jo vetëm i fyen dhe i dëmton ata, por ua hedh në erë veprën më të madhe të jetës së tyre, që nuk është liria e tyre personale, por liria e Kosovës.

Ky është një dëm që u bëhet Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Ata mund të ishin vrarë të katërt në luftë, pasi për t’u vrarë dolën në mal. Fati i bëri ata udhëheqës të luftës dhe të shtetit të ri të Kosovës.

Kjo betejë nuk fitohet duke sulmuar Perëndimin, duke djegur flamuj apo duke e paraqitur Kosovën si viktimë të një komploti të të gjithë aleatëve të saj. Ajo fitohet duke e zbërthyer aktgjykimin, duke kundërshtuar provat, mënyrën si është ndërtuar përgjegjësia individuale dhe, mbi të gjitha, duke ngritur çështjen e dukshme të proporcionalitetit të dënimeve.

Gjykata e Hagës bëri një gjest historik duke mos pranuar akuzat për krime kundër njerëzimit. Kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe politike për Kosovën, pasi ruan rëndësinë e luftës së UÇK-së, drejtësinë e saj dhe të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për liri. Prokuroria nuk arriti të provonte se kishte ekzistuar një sulm i përhapur ose sistematik kundër popullsisë civile si të tillë. Sipas arsyetimit të shpallur nga Gjykata, viktimat ishin përzgjedhur kryesisht si individë të konsideruar kundërshtarë apo bashkëpunëtorë të forcave serbe.

Kosova duhet ta ndjekë këtë betejë me të gjithë seriozitetin e një shteti dhe jo ta kthejë në një çështje kuslishash dhe idiotësish të ministrave të saj të Drejtësisë, që sillen me gjyqin e Hagës si me votat për një kuvend komunal, duke degraduar seriozitetin e shtetit.

Madje edhe Shqipëria mund të ndajë legalisht një fond prej miliona eurosh në dispozicion të sqarimit dhe hetimit të këtyre akuzave në Apel, për të mos e lënë fatin e luftëtarëve të lirisë në orekset politike të Prishtinës dhe llogaritë e tyre politike.

E rëndësishme është të shmangim çdo reagim që mund ta izolojë Kosovën, të cilën boll e kanë izoluar këta që e qeverisin. Është e tepërt t’i shtohet edhe një rreth tjetër këtij izolimi nga Gjykata e Hagës.

Kush e shndërron zemërimin ndaj një vendimi gjyqësor në urrejtje kundër Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian apo NATO-s, nuk po i ndihmon katër heronjtë e saj të dënuar nga Gjykata.

Sot Kosova duhet të jetë e bashkuar, por jo e verbuar nga zemërimi. Duke mbrojtur katër udhëheqësit e saj, Kosova duhet të mbrojë pikërisht veprën e tyre më të madhe: aleancën me Perëndimin.

Hashim Thaçi në tokë dhe NATO-ja në qiell e çliruan një herë Kosovën, kurse Hashim Thaçi në Hagë dhe gurët mbi ambasadat perëndimore mund ta varrosin atë.

Beteja për lirinë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nuk fitohet duke e lënë Kosovën pa miq. Ajo është një fitore e Pirros, të cilën të parët që do ta neverisnin do të ishin ata të katërt në qelitë e Hagës. Ajo Kosovë nuk i duhet askujt, përveç atyre që e kanë pasur para vitit 1990 dhe që shqiptarët, në fillim me Ibrahim Rugovën dhe më pas me UÇK-në dhe NATO-n, ua hoqën nga duart.

Hashim Thaçi e ka më të lehtë të vdesë në burgun e Hagës sesa të dalë nga burgu dhe ta gjejë Kosovën në një burg të ri, të armiqësuar me ata që e çliruan. Mos ia vrisni ëndrrën që e fitoi me luftë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.