AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

”Federatë opozitare” pa Bashën, zëdhënësja e PD: Nuk pranojmë aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK

by SHT Media
18/02/2024
in Politikë
6
0
”Federatë opozitare” pa Bashën, zëdhënësja e PD: Nuk pranojmë aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina për mungesën e PD-së në federatën opozitare të krijuar së fundmi, pjesë e së cilës është edhe Rithemelimi.

Karabina u shpreh se PD është vetëm pro aleancave që kanë një qëndrim të qartë pro drejtësisë dhe partnerëve euroatlantikë.

E pyetur për bashkimin e Bardhit me Rithemelimin, Karabino tha se një veprim i tillë mund të ketë zhgënjyer shumë demokratë por theksoi se qëndrimi mbetet i njëjtë për të bashkëpunuar vetëm me ata që mbështesin pa asnjë rezervë SPAK-un.

“PD ka mundësi të krijojë aleanca me këdo që nuk ka lidhje me sulmet ndaj SPAK-ut, që ka një qëndrueshmëri të prerë.

Jemi për aleanca dhe bashkëpunime që janë euroatlantike të pakorruptuara, mbajnë qëndrim të qartë dhe mbështesin pa asnjë rezervë drejtësinë.

Ne kemi thënë se mund të na bashkohet kushdo që është krah partnerëve dhe mbështet pa asnjë rezervë SPAK-un”- u shpreh Karabina në një lidhje skype në Report Tv.

Sipas Karabines, federata e re opozitare është ndërtuar në kuadër të marrëveshjeve në kurriz të qytetarëve, ndërsa u shpreh se PD distancohet nga aleanca të tilla dhe theksoi se përqendrimi kryesor duhet të jetë tek Reforma Zgjedhore.

“PD do fitojë besimin e qytetarëve jo me aleanca dhe marrëveshje në kurriz të tyre por do ta fitojë me moral politik me një aleancë në shërbim të qytetarëve jo në shërbim të aleancave të ngushta.

Interesi i qytetarëve sot është Reforma Zgjedhore dhe PD po bën akte politike për të pasur një sistem zgjedhor demokratik për të siguruar zgjedhje të lira, për t’ju imponuar mazhorancës në parlament ku më pas të kemi votim të Kodit Zgjedhor”- tha zëdhënësja e PD.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.