• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Falsifikimi për paratë/ Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg: Ja kur gjykata do të japë vendimin për këngëtarin

24/02/2024
in Kronikë
Falsifikimi për paratë/ Luiz Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg: Ja kur gjykata do të japë vendimin për këngëtarin

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.

Seanca për t’u paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt, por që më pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Nëpërmjet këtyre dokumenteve, “FactCheck” sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.

Kjo deklaratë sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që Prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu, dhe veprimet e bëra disa vite më parë. Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasuror ishte finalizuar me sekuestro.

Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë Prokurorinë të hap regjistrin e ish-noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date, shtetasi F.A s’kishte kryer asnjëherë një veprim noterial te zyra e Luizit. Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, Prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

Ndalur te përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë: “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka pasur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë. Falsifikim Intelektual sipas prokurorisë provat pasi, duke qenë se shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokument (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai te noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejlli), pra nuk janë të falsifikuara, por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!