AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

by Alb Times
18/11/2026
in Politikë
6
0
“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria pritet të pajiset me sistemet amerikane të raketave HIMARS, pas miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit të një shitjeje të mundshme ushtarake me vlerë rreth 210 milionë dollarë.

Paketa e parashikuar përfshin dy sisteme raketore M142 HIMARS, gjashtë raketa të drejtuara GMLRS të tipit M31A2 dhe gjashtë pod-e me koka luftarake alternative M30A2. Në listën e pajisjeve përfshihen gjithashtu sisteme komunikimi, mjete ushtarake, pajisje për kontrollin e zjarrit, pjesë këmbimi dhe elementë të tjerë mbështetës.

Për këtë zhvillim dhe rëndësinë e modernizimit të Forcave të Armatosura, foli në emisionin “Real Story” në ABC News gjenerali Dedë Prenga.

Ai u shpreh se ndryshimet në arkitekturën globale të sigurisë, si dhe format e reja të kërcënimeve, përfshirë luftën hibride, kërkojnë që çdo shtet të analizojë vazhdimisht situatën dhe të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen.

Prenga theksoi se zhvillimet e sigurisë në Evropë dhe paparashikueshmëria e konflikteve kërkojnë përgatitje, bashkërendim dhe rritje të kapaciteteve mbrojtëse.

“Marrë në konsideratë paparashikueshmërinë, të formës së luftës hibride dhe shumë formave të tjera që po shfaqen në Europa qeveritë respektive të çdo vendi duhet të analizojnë situatë. Janë të domosdoshme mbledhje e takime. Këto janë raketa në kuadrin e përgatitjes dhe marrjes së masave të sistemit të tërësi të mbrojtjes ajrore është përmirësim i kapaciteteve operacionale për t’u ardhur në ndihmë Forcës Ajrore. Tre komponentë të rëndësishëm të forcës së armatosura i kemi. Sa i përket modernizimit, një nga pikat kryesore, është territoret kapacitetet tona operacionale. Ndryshimet që kanë ndodhur në arkitekturën e sigurisë globale ku është edhe Shqipëria, duhet të paraqesim dhe ne mundësitë…Por së pari është buxheti dhe më me rëndësi është përgatitja, bashkërendimi me njëri tjetrin. Evropa edhe pse vonë është zgjuar tashmë”, tha mes të tjerash ai.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.