• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Emri/ I krijonte bazën logjistike bandës së grabitësve shqiptarë, arrestohet 75-vjeçari: Zhvatën biznesmenin duke i rrahur gruan

14/02/2024
in Kronikë
Emri/ I krijonte bazën logjistike bandës së grabitësve shqiptarë, arrestohet 75-vjeçari: Zhvatën biznesmenin duke i rrahur gruan

Një 75-vjeçar, banues në Rozzano, u arrestua nga karabinierët e Brescias me akuzën e pajisjes me logjistikë të një bande shqiptarësh të dedikuar për vjedhje makinash dhe grabitje vilash.

Ata kryen të paktën 16 sulme në provincat e Brescias, Bergamos, Milanos, Monzas, Brianzas, Pavias, Piacenzas dhe Reggio Emilias dhe të paktën 4 vjedhje makinash. Së bashku me 75-vjeçarin, në hetim përfunduan edhe 10 kriminelë të tjerë, të gjithë me kombësi shqiptare.

Gjashtë janë arrestuar, ndërsa 4 janë aktualisht të pagjetur. Ata akuzohen, për arsye të ndryshme dhe në bashkëpunim, për vjedhje banesash dhe makinash dhe një sërë veprash të tjera penale.

Aktualisht 75-vjeçari, D.F, ndodhet në arrest shtëpiak, duke pasur parasysh edhe moshën e tij. Ai nuk akuzohet se ka marrë pjesë në vjedhje dhe grabitje, por se ishte kujdesur për gjetjen e garazheve në të cilat do të fshiheshin makinat e vjedhura. Këto mjete përdoreshin nga hajdutët për t’u arratisur gjatë grabitjeve.

Rozzano 75enne Arrestato Con Albanesi

Grabitje me dhunë

Anëtarët e bandës u identifikuan pas grabitjes me dhunë të kryer në Iseo, ndaj biznesmenit 59-vjeçar Roberto Botti nga Brescia. Më 11 janar 2023, 3 persona me fytyrë të mbuluar e kanë pritur te dera e shtëpisë dhe duke e kërcënuar me armë e kanë detyruar të zbresë nga makina. Ata e goditën me tytën e armës në kokë dhe i dhunuan gruan, duke e detyruar të hapte fillimisht derën dhe më pas kasafortën për të marrë paratë dhe xhevahiret që kishte. Më pas ata u larguan me dy makina të vjedhura.

Hetimet

Hetimet e para nga policia bënë të mundur të lokalizonin një nga makinat e përdorura për arratisjen, një BMW seri 3 e pajisur me GPS. Ajo ndodhej në një garazh në Rozzano në dispozicion të 75-vjeçarit. Që nga ai moment, me përgjime mjedisore dhe telefonike dhe me analizat e kamerave të shumta, karabinierët arritën t’i atribuojnë bandës edhe 16 sulme të tjera të ndodhura midis shtatorit 2022 dhe prillit 2023. Kontrollet e garazheve dhe dhomave në dispozicion të anëtarëve të bandës kanë bërë të mundur gjetjen e levave, çekiçëve, dhe materialeve të tjera të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, janë sekuestruar 4 makina të mëdha dhe 4 pistoleta të vjedhura si dhe një pjesë të mallit të vjedhur./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!