• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Emrat/ Zbardhet vendimi, kush janë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pro lirimit të Belerit

16/05/2024
in Kronikë
Emrat/ Zbardhet vendimi, kush janë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pro lirimit të Belerit

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit të Alfred Beleritnga qelitë e burgut. Nuk kanë mundur të ndryshojnë qëndrimin e shumicës, që konfirmoi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie. Qëndrimi i dy gjyqtareve në trupën 9 anëtarësh të Kushtetueses, del në dritë në vendimin e arsyetuar ndaj Belerit, të sigururar nga A2 CNN. Në verdiktin e zbardhur, anëtarët e pakicës arsyetojnë se Kushtetuesja duhet të vlerësonte çështjen jo vetëm në rrethanat e procedimit penal ndaj Belerit, por edhe funksionit kushtetues që ai pritej të ushtronte.

“Kriteret kushtetuese për kontrollin e çështjes duhet të ishin identifikuar sidomos nga perspektiva e kërkesave për funksionimin e përshtatshëm të Bashkisë Himarë, ku kërkuesi pritet të marrë pozicionin e kryetarit, institucion i cili është pjesë e sistemit kushtetues demokratik të vendit. Është fakt se për shkak të kufizimit të lirisë personale të kërkuesit Bashkia Himarë edhe sot është ende pa kryetar, duke sjellë në këtë mënyrë edhe deficit të legjitimitetit demokratik, pra deformim të vullnetit të qytetarëve që kanë votuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar nga A2 CNN.

Sipas Xhaferrllarit e Bejtjes, shtatë kolegët e tyre në shumicë kanë mbajtur në vëmendje vetëm vlerësimin e kritereve kushtetuese që lidheshin me lirinë personale të Belerit dhe jo të drejtës së tij kushtetuese për t’u zgjedhur.

“Pa vënë në dyshim interesin publik për mbarëvajtjen e procedimeve penale, sidomos të atyre që lidhen me çështje të korrupsionit zgjedhor, ritheksojmë se në çështjen konkrete janë vënë në diskutim jo vetëm liria personale e kërkuesit, por edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe cilësia e legjitimitetit demokratik në Bashkinë Himarë”.

Përkundër argumentave të shumicës, gjykatat e zakonshme sipas mendimit të pakicës në këtë vendim kushtetues, të siguruar nga A2 CNN, nuk kanë analizuar mjaftueshëm mbi proporcionalitetin e caktimit të masës së “arrestit në burg” ndaj Alfred Belerit.

“Caktimi i masës së sigurimit të arrestit në burg dy ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet vendore dhe vazhdimi i kësaj mase, që e ka penguar atë në fakt të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë, si pasojë e prezumimit të korrupsionit në zgjedhje, duhej vlerësuar arbitrare për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme procedurale. Për rrjedhojë, vlerësojmë se pretendimi i kërkuesit për cenimin e lirisë personale dhe së drejtës për t’u zgjedhur, në raport me parimin e proporcionalitetit, të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor është i bazuar”.

Në kushtetuese, Belerit, i dënuar me 2 vjet burg për “korrupsion në zgjedhje” nga Gjykata e Posaçme, kërkoi shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij nga tre shkallët e gjyqësorit. Më 27 maj, ora10:00, Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të bërë prej tij kundër këtij vendimi./m.j

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!