• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ekzekutimi i Pëllumb Metës, flet bashkëshortja: Ishte shumë agresiv, vetëm na terrorizonte! Fëmijët ishin në gjendje depresioni

26/02/2024
in Kronikë
Ekzekutimi i Pëllumb Metës, flet bashkëshortja: Ishte shumë agresiv, vetëm na terrorizonte! Fëmijët ishin në gjendje depresioni

Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv.

“Fëmijët ishin në gjendje depresioni”, shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.

Pjesë nga intervista:

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz

Odeta Dume: Përpara se të ndodhte kjo të kishte dhunuar?

Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për cdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve.

Odeta Dume: E ke denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Odeta Dume: Pse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?

Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

Odeta Dume: U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?

Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.

Odeta Dume: A ka pasur konflikt para 10 shkurtit?

Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!