• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbulohet dosja e grupit kriminal në Britaninë e Madhe

07/07/2024
in Kronikë
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, zbulohet dosja e grupit kriminal në Britaninë e Madhe

Prokuroria e Lezhës e akuzon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia, nën dyshimin, si organizator të vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me skuadrën e vëzhgimit përbërë nga katër britanikë, që të gjithë të arrestuar në Britaninë e Madhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

E njëjta prokurori në akt-akuzë thekson se Edmond Haxhia është kushëri i brezit të parë me Elton dhe Klodian Lekstakaj, në konflikt hasmërie me familjen e viktimës Ardian Nikulaj.

Hetimet vijojnë për të mbërritur tek provat e financuesit të vrasjes. Por disa dokumente zyrtare nga policia e Birminghamit, tregojnë se financuesit e vrasjes në Shëngjin 15 muaj më parë, janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Për disa vite me radhë, ky grup kriminal përfitoi miliona paund, nga përfshirja në prostitucion në një lokal nate striptizmi në një prej rrugëve kryesore të Birminghamit.

Përmasat e përfitimit monetar nga ky grup kriminal, tregohen në këtë dokument të policisë angleze, që tashmë disponohet edhe nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.

“Informacionet tregojnë se prej Janarit 2017, 1.6 milionë sterlina, janë kredituar brenda kësaj kompanie. Informacionet e kontrolluara na tregojnë se personi ka lidhje me Krimin e Organizuar shqiptar”.

Edmond Haxhia punonte si menaxher në klubin e natës ku ofrohej edhe striptizëm dhe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës ekstra. Licencën e këtij biznesi e mbante një i afërm i tij shtetas shqiptar, me pasaportë britanike.

Në dosjen e policisë Westmidland Police me 144 faqe, tregohet me detaje se në këtë lokal nate klientëve u spërkateshin pijet me drogë, e më pas nga kartat e tyre bankare u vidheshin mijëra paund.

Në raportin e policisë të Birminghamit thuhet: I vendosur në rolin e supervizorit të këtij lokali, në sistemin e licesimit të Këshillit Bashkiak të Birminghamit është Edmond Haxhia. Krimi më i rëndë raportuar në këtë lokal ka ndodhur në 13 Mars 2017, ku viktima u drogua dhe 9.000 stërlina iu morën nga karta e kreditit. Një ditë më pas viktima bleu në farmaci, një test droge nga ku rezultoi se ai ishte nën efektin e Metadonit. Ky ishte një medikament që viktima i tha policisë, se nuk e merr dhe nuk e ka përdorur asnjëherë në jetën e tij.

Për të njëjtin lokal nate, ku Edmond Haxhia punonte si menaxher, policia e Birminghamit mbërrin në këtë përfundim.

“Policia e West-Mindlands ka nisur të mbledh të dhëna të cilat ngrenë shqetësimin se ky ambient përdoret dhe menaxhohet nga anëtar të një grupi të organizuar kriminal shqiptarë”.

Këto të dhëna të siguruara e publikuar për herë të parë nga Top Channel, tregojnë se paratë e fituara nga aktivitete kriminale në Angli, u vunë në përdorim për të organizuar e finalizuar vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 Prill 2023.

Është caktuar data e dhënies së vendimit nëse Anglia do ta pranojë kërkesën e shtetit shqiptarë, për të ekstraduar një shqiptarë dhe katër britanikë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin./Top Channel

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!