• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Eksperti: Atentati i Vlorës dhe ngjarja e Dobraçit, krimet më të rënda të 2024

30/12/2024
in Kronikë
Masakra e Dobraçit/ Dyshohet se ishte personi i tretë në makinën e viktimave,  Drejtori i Krimeve të Rënda: Ibrahim Licin e kemi kapur një herë, do e kapim sërish

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka komentuar bilancin e ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur përgjatë vitit që po lëmë pas 2024.

Ai u shpreh se dy nga ngjarjet që ai veçon si krimet më të rënda të këtij viti janë atentati i Vlorës dhe masakra e Dobraçit, ndërsa theksoi se shumë ngjarje janë të pazbuluara, ku një mister vijon të mbetet zhfdukja e Ervis Martinajt.

Sipas tij zbërthimi i Sky ECC dhe Enchro i kanë dhënë një ndihmë të madhe autoriteteve për zbardhjen e disa ngjarjeve, po ashtu dhe të penduarit e drejtësisë, edhe pse herë pas herë tentohet të hidhet baltë ndaj policisë.



“Është fundi i vitit dhe bëhet një bilanc dhe sigurisht pasqyrojmë disa nga ngjarjet që kanë tronditur publikun. Ngjarjet më të rënda sipas meje ka qenë atentati i Vlorës dhe masakra e Dobraçit.

Viti është i mbushur me shumë ngjarje të tilla nga vrasje në familje, vetëvrasje e deri te atentatet dhe ngjarje të pazbuluara. Një bilanc bëhet dhe për punën e mirë të bërë nga policia.

Ngjarje ka shumë të pazbardhura por një pjesë vjen duke u zbardhur dhe për shkak të kryqëzimit të informacioneve dhe ajo që ka hedhur disi dritë që ka ndihmuar strukturën e posaçme është zbërthimi i Skay Ecc dhe Enchrochat dhe të penduarit e drejtësisë. Zhdukja e Ervis Martinaj është ajo që ka mbajtur peng opinionin duke mos u zbuluar”, tha Softa në “MCN”.

Sa i përket atentateve, Softa tha se janë ngjarje që vijnë si rrjedhojë e shumë faktorëve, së pari larje hesapesh, konflikte, prishje interesash apo hakmarrje që vijnë sipas aktiviteteve të paligjshme.

“Këto ngjarje që një pjesë dhe janë zbuluar nga policia kanë ardhur dhe si rrjedhojë e forcës zbuluese, por ato që mbeten shqetësuese është ajo si ngjarja e Dobraçit që mbetet një ngjarje e rëndë por ende e pazbuluar. Ndonjëherë strukturat me dëshirën e mirë për të zbuluar ngjarjen bëjnë deklarata që bien ndesh me realitetin duke krijuar mosbesim te publiku se shumë ngjarje mafioze nuk janë ende të zbuluara.

Ngjarjet kur ndodhin brenda zonave të banuara sigurisht që do ketë dhe viktima të pafajshme dhe atentatet kryesisht kanë ndodhur në ambiente publike si ngjarja në Don Bosko ku ekzekutohet kamerierja, që ndodhej aty për shkak të punës.

Unë do e quaja vitin e SPAK këtë 2024 sepse të gjitha këto hetime dhe akuza të ngritura i takojnë 2024, ndërsa zbardhjet e reja i presim në 2025 përmes aplikacionit Matrix. Po ashtu është dhe goditja e 7 grupeve kriminale. Fakti që bëheshin bashkë biznesmenë, gjyqtarë dhe punonjës policie tregon se sa të fuqishëm ishin këta grupe duke veçuar këtu atë të Elbasanit”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!