AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

“Ejani të shkojmë në burg, që të marrim vesh se ç’ndodh në oborr”

by SHT Media
06/01/2024
in Opinion
6
0
“Ejani të shkojmë në burg, që të marrim vesh se ç’ndodh në oborr”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Sali Berisha e preu biletën. Do torturohet ca nëpër procese gjyqësore aq sa edhe sikur të dalë pa lagur, do jetë 10 vjet më i plakur nga stresi dhe sorrollatjet. Ky është fati i çdo shqiptari që është përballur me drejtësinë këtu e 31 vite. Ndaj gjithmonë ka jehuar shprehja ‘në gjykata mos pafsh as hasmin’. Është karma që po e godet sot njeriun që e ngriti këtë sistem në daç për nga diktati i “njëshit”, e në daç për të gjithë veset që mbart: Nga korrupsioni, te lidhja e pushtetit me krimin e me radhë. Saliu i sajoi e tani po e shijon çorbën e tij.

Ka një debat ‘parimor’ që rithemeluesit tentojnë të ngrejnë sa nga dritarja e katit më të lartë të pallatatit në rrugën “Mustafa Matohiti” deri te studiot me panelet më banale të mundshme. E pra, hidhet dita ditës teza se ndaj Sali Berishës ka një gjykim politik dhe po përballë këtij pretendimi vërsulen kundërshtarët për të mbrojtur SPAK-un, GJKKO-në dhe gjyqtaret që kanë firmosur ta mbyllin Saliun në shtëpi.

Në fakt, do të doja shumë që të ishte gjyq politik. Ashtu siç do doja që grushti i 6 dhjetori të ishte siç thotë Saliu: I urdhëruar nga Edi Rama. Edhe pse ekspertiza nxori se bëhej fjalë për një akt spontan të një narkomani.

Këto pak dëshira, për t’i treguar këtij individi që sot e mbrojnë një grusht shushunjash të pushtetit të tij që ngjajnë si 40 hajdutët e Ali Babës se karma, në  mos Zoti, të jep grushtin që ke ngritur dikur. S’po i hyj as Gërdecit e as 21 Janarit në këto radhë, sepse duket sikur harrojmë viktimat e mëhershme dhe krimet e themelit.

Nga gazetari Zamir Dule që ka 27 vite i gjymtuar nga dhuna e Berishës, tek Ziso Kristopulli në Ksamil i dhunuar e rrënuar, tek Remzi Hoxha që nuk dihet se ku ‘fle’… Të tre viktima të dhunës politike të Saliut, që sot ankohet për gjykim politik. Të këtij njeriu që dhunuesit që kishte në krye të SHIK, Bashkim Gazideden dhe Arben Sefgjinin, kur u bë sërish ‘nuse’ i veshi me pushtet si drejtorë Arkivash e Tatimesh. Ca për borxhin që u kishte për krimet politike në emër të tij, po aq edhe për karshillëk ndaj atyre që ia dinë këto krime: Popullit dhe Drejtësisë.

Këto kohë, te rruga “Mustafa Matohiti” Rithemelimi mban protestë të përditshme. Kuptohet se do të vijojë derisa të zotët e lokaleve aty të humbin durimin e t’i zënë me hunj ato shoqërues të mbetur të Ali Babës që po u prishin edhe xhiron ditor, pavarësisht ç’u kanë plaçkitur dikur me kostum qeveritari.

Por deri atëherë oborrin do ta mbretërojë Argita që ka hall të trefishtë. Edhe babanë, edhe vëllanë edhe të shoqin përballë drejtësisë alla-amerikane. Përballë asaj drejtësie që na e premtuan rrejtshëm për 31 vite dhe sot kur erdhi çuditen edhe vetë sesi qenka.

Tek “Mbreti Lir” të Shekspirit ka një episod ku thuhet: “Ejani të shkojmë në burg që të marrim vesh se ç’po ndodh në oborr”. Në rastin e Saliut s’ka nevojë të ngjitesh gjer në kat të fundit. Nga ballkoni i shtëpisë-burg duket më qartë se kurrë oborri ku numërohem me gishta ata që s’e duan në qeli.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.