AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

by SHT Media
24/02/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë
6
SHARES
322
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho ka thyer heshtjen, pas 1 viti mosdalje publike dhe ka folur për gjendjen E rëndë në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, Spaho u shpreh se protestat e dhunshme të PD, janë pa objektiv dhe nuk e rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

Sipas Spahio, organizimi i partisë është në ditën më të dobët dhe se strukturat janë inekzistente.

“Kam pothuajse një vit që nuk kam dalë në media. Në Shqipëri bëhen shumë deklarata dhe vendosen objektiva, shpeshherë të parealizueshëm. Më shumë janë për të mbledhur njerëz rreth subjektit. Nuk ka për të ndodhur për mendimin tim. Janë zhvilluar disa protesta. Ka me qindra arsye për ta rrëzuar këtë qeveri. Protestat që ka iniciuar PD janë pa objektiv. Me protesta nuk e kemi rrëzuar Ramën për 13 vjet rresht. Protestat, për mendimin tim, pas zhvillimeve nga shtatori e këtej, po shërbejnë për shkundjen disi të PD dhe për të mbajtur ndjekësit e saj rrotull partisë. Skenari i protestave është i njëjti, edhe përdorimi i molotovëve po merr karakter simbolik.

Kur gjendja e vendit arrin kaq keq, do shikosh edhe mjete. Por mënyra se si po veprohet, fillon protesta me disa fjalime, hidhen fishekzjarrët edhe molotovët, më pas shkohet te parlamenti, bëhet një përplasje pastaj shkohet në shtëpi. Kjo nuk është rruga për të rrëzuar Edi Ramën. Kështu Rama rron 100 vjet. Për mendimin tim, pas 13 vitesh prova me protesta, mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore, djegie mandatesh, përpjekje për t’u imponuar me forcë në parlament, kanë rezultuar të pa efektshme. PD duhet t’i kthehet normalitetit, të punojë fort për organizimin e saj për zgjedhjet vendore. Organizimi është në ditën e tij më të dobët. Strukturat janë në gjendje, të shkalafitur. Sigurisht, të gjithë drejtuesit e qarqeve. PD, në momentin e fundit e çojnë vëmendjen te zgjedhjet”, tha ish-deputeti.

Spahoi shtoi se PD duhet të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Është e nevojshme të ketë program t’u drejtohet qytetarëve për alternativë. Duhet program realist që duhet të adresojë të paktën 4 probleme. Nuk mund të bësh mrekulli. Çështja e pagave dhe pensioneve, bujqësisë, janë problemet e infrastrukturës dhe kompetencat e pushtetit vendor, ndarja territoriale. Por PD thotë nuk do marr pjesë, pastaj ndërron mendje, Kështu nuk arrin objektivin. Duhet të punojë për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Kjo është një pikë e dobët. Unë nuk mendoj se statusi i zotit Berisha është themelori në marrëdhëniet e ndërkombëtarëve. Sjellja e Davis McAllister binte në sy. Këto janë çështje që PD duhet t’i trajtojë me seriozitet. Nëse do vazhdohet me gjuhën e forcës, nuk do ketë rezultat brenda vendit, por edhe bashkëpunim me ndërkombëtarët”, deklaroi Spaho.

Ai thotë se mendimet e tij nuk i kanë pëlqyer dhe kjo mund të jetë arsyeja që u la jashtë partisë. Spaho nënvizon se primaret nuk u respektuan nga kreu i PD, Sali Berisha.

“Ne e kemi të përcaktuar në status dhe një nga arsye që u ngritëm kundër Lulzim Bashës, nuk jepte dorëheqjen. Nëse do isha vetë, do jepja dorëheqjen. Janë vendime personale. Nëse anëtarësia e PD e voton një drejtues të tillë, është puna e anëtarësisë. Nuk do hyj në emra të përveçëm, do flas për qëndrime politike. Unë sot jam njeri i lirë, kam dhënë dorëheqje nga Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar, Sekretariati. Shpreh mendimet e mia si i gjykoj. Sa kam qenë në PD, ka rregull themelor, mendimet e tua duhet t’i thuash në forum, këtë e kam respektuar me fanatizëm, sa kohë kam qenë aktiv në politikë. Në forum kam folur për të gjitha ndryshimet e rëndësishme. Kam folur për reformën territoriale, i kam thënë Lulzim Bashës ke bërë gabim. Kam qenë kundër djegies së mandateve. Kam folur me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun, Dash Shehin. Kam folur në Grupin Parlamentar, për rezervat për Rithemelimin. Nuk jam borxhli ndaj askujt. Mendimet e mia i kam thënë, nuk i kanë pëlqyer. Kjo ndoshta ishte arsye pse më nxorën. Sjellja në periudhën kur u bënë zgjedhjet e 2025, ishte në mungesë të respektit dhe dinjitetit tim, për kontributin 35-vjeçar. Faktet treguan që shumë prej tyre dolën shumë mirë në primare, këto nuk u respektuan. Sot jemi në të njëjtën gjendje siç kemi qenë. Primaret nuk u respektuan, vullneti i anëtarësisë”, theksoi ai.

Spaho e ka parë si pozitive lëvizjen e Ervin Salianjit brenda PD, por nuk po sjell asgjë të re. Spaho shprehet se nëse kritikon, të ndërpritet karriera politike.

“Unë e kam parë me pozitivitet, çdo lëvizje ndryshe brenda PD, vetëm mirë sjell. Ose të përjashtojnë, ose thonë vetëpërjashtohen. Këto janë lojëra që po bëhen tani. Shoh që kjo lëvizje e ka humbur energjinë, sepse është pa objektiva dhe pa strategji. Po përsërit foltoren në rrethe, nuk shoh asgjë të re. Nuk pres të ndodhë ndonjë gjë. Mungon kritika, nuk lejohet kritika. Po të flasësh dhe të kritikosh, të ndërpritet karriera politike”, u shpreh ish-deputeti.

Një mendim e dha edhe për kalimin e ish-deputetit Dashnor Sula, me mazhorancën.

“Është anatemuar edhe ai tradhtar, armik, por harrohet se Dash Sula ka kontribute në PD, është njeri me infulencë në zonën e Peqinit. Ai hyri mbi bazën e premtimeve të një prej parimeve të Rithemelimit, që meritokracia do përcaktojë vendin e çdo individi. Doli i pari në qarkun e tij, por i treguan rrugën. Unë kam vetëm një alternativë, edhe unë nuk është se i dua”, nënvizoi ai.

Për Spahon, PD nuk duhet të mbajë qëndrime të dyfishta, lidhur me SPAK.

“Disa veprime të SPAK ndaj zotit Berisha, arresti shtëpiak ishte i padrejtë. Po të shikosh modelin perëndimor, të gjitha nivelet e larta të drejtimit në vend, nuk futen paraprakisht në burg, e më pas të gjenden provat. Sa kohë që kemi votuar SPAK dhe GJKKO, në deklarimet e tyre duhet të jemi të rezervuar. Qëndrimet e dyfishta nuk u pëlqejnë qytetarëve. PD ka shumë për të korrigjuar në raport me institucionet e drejtësisë, ndikon te raporti me ndërkombëtarët. Nuk më vjen mirë që e shoh tani, kuptoj që jam përdorur. Në politikë, mos mendo se ka parime të kulluara, ndryshe do përfundosh në situata të tilla”, deklaroi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.