• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

E PLOTË/ Përgjimet që e çuan 21 Janarin në SPAK: Me t’u kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

05/07/2024
in Kronikë
E PLOTË/ Përgjimet që e çuan 21 Janarin në SPAK: Me t’u kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që çështjen e “21 janarit” ta hetojë SPAK-u është publikuar këtë të premte.

Në kallëzimin e Rajmonda Nikës, kërkohet që ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të “21 janarit”.

Në dokument, pala ankuese parashtron se provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish – kryeministri Sali Berisha – është fakti se komandanti i gardës, është thirrur ditën e ngjarjes në zyrën e këtij të fundit për të marrë urdhrin e ekzekutimit të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e dhunës së rëndë fizike që ish kryeministri ushtroi mbi komandantin e gardës – shtetasin Ndrea Prendi.

Ky i fundit veproi menjëherë me zinxhirin e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dhe me armët e zjarrit të gardës bëri masakrën shtetërore, duke vrarë 4 qytetarë të këtij vendi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Videopërgjimi i ditës së ngjarjes, i cili nuk është marrë dhe as nuk është administruar prej drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme para se të merrte vendimin për të shpallur moskompetencën lëndore, është një provë shumë e rëndësishme, e cila e bën kompetente vetëm SPAK për regjistrimin e këtij procedimi penal dhe hetimin e kësaj çështje. Në vijim të kërkesës ankimore të paraqitur nga shtetasja Rajmonda Nika, citohen biseda që sipas palës ankuese ndodhen në videopërgjimin e datës 21.01.2011.

Kështu, në komunikimin e parë realizohet kjo bisedë:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj.

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr.

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

Në bisedën e dytë:

Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

Në bisedën e tretë:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak.

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat.

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred ta ta ta gjakos.

Pala ankuese parashtron se komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i gardës për vartësit e tij. Pasi është dhënë urdhër për të qëlluar, është zbatuar, duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi me radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesve, ka rënë qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon.

Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.
I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj.

Në bisedën e katërt:
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna rradhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek).
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

Në bisedën e pestë
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit më 202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova.
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj.
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem.
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3…

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!